Zgjohen nga gjumi 15 elefantë e egër: Nisin udhëtimin misterioz sërish

Tufa prej 15 elefantësh të egër që ka marrë vëmendjen globale për udhëtimin e gjatë nëpër Kinë ka vazhduar ecjen pasi ka pushuar mirë e mirë në një pyll. Ata kanë udhëtuar mbi 500 kilometra deri tash në këtë odiseadë që nisi para më shumë se një viti kur lanë zonën e mbrojtur për elefantë […]
Ata kanë udhëtuar mbi 500 kilometra deri tash në këtë odiseadë që nisi para më shumë se një viti kur lanë zonën e mbrojtur për elefantë në Xishuangbanna, afër kufirit të Kinës me Myanmarin.
Ata besohet se po shkojnë kah veri-perëndimi, megjithëse arsyeja për këtë migrim të tyre është e panjohur, shkruan Independent, përkthen Periskopi.
Grupi i elefantëve mori pauzë të hënën, gjatë të cilës u kap derisa po flinte së bashku.
Por, pauza e tyre zgjati më pak se dy ditë, pasi ata u zgjuan dhe nisën të udhëtonin sërish duke rritur fikën se mund t’i afrohen ndonjë vendbanimi me njerëz.
Ekspertët e çështjes po provojnë arsyet e mundshme prapa këtij aktiviteti të çuditshëm nga elefantët.
Besohet që hapësira e mbetur për elefantët vendas në Kinë është zvogëluar me kalimin e viteve, me pyjet tropikale që janë zëvendësuar me plantacione bananesh e çajërash. /Periskopi












