Zemaj tallet me Bislimin: Propozoj ta ndryshojmë ligjin për Trashëgiminë veç për VV-në

Deputeti i LDK’së, Armend Zemaj ka kritikuar emërimet familjare të Qeverisë Kurti në pozita të shtetit. Zemaj me ironi ka propozuar që të ndryshohet Ligji për Trashëgimin që Vetëvendosje ta ketë me të lehtë punësimin e familjareve. “E di që zëvendëskryeministri (Besnik Bislimi) është djali i profesorit të Drejtës Trashëgimore ndoshta e ka ndryshuar ose […]
Deputeti i LDK’së, Armend Zemaj ka kritikuar emërimet familjare të Qeverisë Kurti në pozita të shtetit.
Zemaj me ironi ka propozuar që të ndryshohet Ligji për Trashëgimin që Vetëvendosje ta ketë me të lehtë punësimin e familjareve.
“E di që zëvendëskryeministri (Besnik Bislimi) është djali i profesorit të Drejtës Trashëgimore ndoshta e ka ndryshuar ose e kanë si ide me ndryshu edhe këtë lidhjen e gjakut, po mendoj që është e gabuar, përndryshe unë kisha propozu ekskluzivisht me ndryshu vetëm për Vetëvendosjen Ligjin për Trashëgimin që nipat, dajtë mos me u njeh si pjesë e familjes apo e lidhjes së gjakut”, ka thënë ai në Kuvend, transmeton Periskopi.
Ndryshe, Gëzim Tosuni është nipi i zv.kryeminisrit i cili u punësua tash së fundi i cili u bë temë diskutimi edhe sot në Kuvendin e Kosovës./Periskopi/












