Zëdhënësja e Lavrovit: Shtetet e Bashkuara duhet të vendosin sanksione ndaj vetes “për miliona të vrarë në Jugosllavi dhe Irak”

Zëdhënësja e Lavrovit: Shtetet e Bashkuara duhet të vendosin sanksione ndaj vetes “për miliona të vrarë në Jugosllavi dhe Irak”

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova, ka thënë se SHBA para se ta shqiptojë fjalën “ligj”, duhet së pari të vendosin sanksione ndaj vetes për shkak të vendeve, siç thotë ajo, të Jugosllavisë dhe Irakut. “Që kur Shtetet e Bashkuara filluan të jetojnë sipas ligjit? Mënyra se si ata operojnë në Organizatën […]

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova, ka thënë se SHBA para se ta shqiptojë fjalën “ligj”, duhet së pari të vendosin sanksione ndaj vetes për shkak të vendeve, siç thotë ajo, të Jugosllavisë dhe Irakut.

“Që kur Shtetet e Bashkuara filluan të jetojnë sipas ligjit? Mënyra se si ata operojnë në Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike nuk bjen kundër asnjë ligji – është plotësisht e paligjshme. Së pari, le të dënojnë veten e tyre me sanksione për Jugosllavinë dhe Irakun, për miliona të vrarë dhe gjymtuar. Atëherë ata mund të thonë fjalën “ligj”, tha Zaharova, shkruan Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha më herët se takimi i fundit midis presidentëve të SHBA dhe Rusisë, Joseph Biden dhe Vladimir Putin, në Gjenevë, nuk solli ndonjë ndryshim në politikën e sanksioneve të Uashingtonit kundër Rusisë.

Sipas saj, ligji përcakton që Shtëpia e Bardhë do të vazhdojë të marrë parasysh kufizimet në lidhje me përdorimin e armëve kimike.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të vendosin sanksione ndaj kompanive dhe organizatave ruse që marrin pjesë në projektin Nord Stream 2”, njoftoi dje Jake Sullivan, një këshilltar i presidentit amerikan.

Ai gjithashtu tha se Shtetet e Bashkuara do të vendosnin sanksione shtesë ndaj Rusisë për trajtimin e liderit të opozitës Alexei Navalny, sa më shpejt që ajo “të përcaktojë objektivat e duhur”.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?