Xhavit Haliti i mbyll gojën gazetarit të Periskopit me një ‘meme’

Gazetari i Periskopit ka pyetur deputetin e PDK-së, Xhavit Halitin, për gabimin që ndodhi me pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit [AKK] por përgjigja e tij ishte interesante. Gjatë ditës së djeshme u raportua se pasuria e Xhavit Halitit ishte mbi 5 milionë euro dhe se ai ishte pronar i nëntë veturave. Por, në […]
Gjatë ditës së djeshme u raportua se pasuria e Xhavit Halitit ishte mbi 5 milionë euro dhe se ai ishte pronar i nëntë veturave. Por, në fakt pasuria e tij ishte ngatërruar me atë të Xhavit Ukës – ish deputetit të LDK-së, përcjell Periskopi.
Ndërkohë AKK ka thënë se gabimi ka ndodhur te mediat që kanë raportuar për të dhe se nga ana e tyre nuk ka pasur ndonjë lëshim.
Periskopi dje publikoi deklaratën e tij të pasurisë në vitin 2019 në bazë të të dhënave të AKK-së deh e cila shkonte në 1.5 milion euro.
Deputeti i njohur për deklaratën “të gjithë i kemi kah 2-3 milionë” doli se në fakt nuk i kishte as 2 milionë. Haliti ka deklaruar se “dmth mediat kanë falsifikuar të vërtetën”.
Më tej, ai ka pyetur edhe “nga i nxorën falsifikatorët dhe abuzuesit me opinionin ato të pavërteta?”
Tutje, ai i ka thënë gazetarit të Periskopit se do të përpiqet ta marrë vesh të vërtetën për rastin.
Por, më pas, ai i ka dërguar gazetarit edhe një “meme” ku thuhet “Lëri njerëzit të flasin çfarë të duan. Janë të pakënaqur me jetën e tyre, prandaj merren me jetën tënde.”
Gazetari i Periskopit ka deklaruar se për momentin është i kënaqur me jetën e tij. /Periskopi/













