“VV pritet të rekomandoj për votim Komisionerin e AIP e gjitha në kundërshtim me ligjin dhe në harmoni me Listën Serbe”

“VV pritet të rekomandoj për votim Komisionerin e AIP e gjitha në kundërshtim me ligjin dhe në harmoni me Listën Serbe”

Deputeti nga radhët  PDK’së, njëherit edhe anëtar i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe të Mbrojtjes, Elmi Reçica, ka shprehur shqetësimin për ditën e nesërme, ku siç shkruan ai, Lëvizja Vetëvendosje bashkë me Listën Serbe, pritet të rekomandojnë për votim në seancë Komisionerin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi. Reçica thotë se kjo gjë pa […]

Reçica thotë se kjo gjë pa legjitimitetin e opozitës, pa pjesëmarrjen aktive të Ambasadës Britanike, pa përfshirjen e plotë të organizatave të shoqërisë civile, e gjithë kjo po bëhet në kundërshtim me ligjin e në harmoni me Listën Serbe, me qëllim të kapjes së një institucioni shumë të rëndësishëm e të pavarur.

Postimi i tij:

Në cilësinë e anëtarit të Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe të Mbrojtjes shpreh shqetësimin tim në lidhje me goditjen që pritet t’i bëhet nesër parlamentarizmit, demokracisë e pavarësisë së agjencioneve të pavarura.

Nesër në Komisionin për Çështjet e Sigurisë dhe të Mbrojtjes, pa legjitimitetin e opozitës, pa pjesëmarrjen aktive të Ambasadës Britanike, pa përfshirjen e plotë të organizatave të shoqërisë civile, në kundërshtim me ligjin e në harmoni me Listën Serbe, me qëllim të kapjes së një institucioni shumë të rëndësishëm e të pavarur, Lëvizja Vetëvendosje bashkë me Listën Serbe, pritet të rekomandojnë për votim në seancë Komisionerin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi!

Një proces i tillë kundërligjor i përzgjedhjes së Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, tashmë i komprometuar nga brenda dhe i sfiduar nga organizatat e shoqërisë civile, për Partinë Demokratike të Kosovës është i papranueshëm sepse është në kundërshtim me vlerat kushtetuese dhe dispozitat ligjore për objektivitetin dhe paanshmërinë e agjencioneve të pavarura.

Sipas ligjit, Agjencia për Informim dhe Privatësi është institucion i pavarur. Përzgjedhja e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, nga partia në pushtet, këtë agjencion e shndërron në institucion partiak duke qenë se partia në pushtet është duke e dërguar njeriun e saj në këtë pozicion.

Ky proces i kundërligjshëm e i komprometuar, duhet të dështoj sepse është në kundërshtim me vlerat kushtetuese të Republikës së Kosovës, respektivisht me vlerat si jeta private dhe familjare, pacenueshmëria e banesës dhe fshehtësia e korrespondencës, telefonisë dhe e komunikimeve të tjera. Të gjitha këto kanë të bëjnë me të dhënat personale të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilat do të bien në dorë të partisë në pushtet.

Përveç kësaj, një proces i tillë është në kundërshtim edhe me Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet, sipas së cilës parashihet respektimi i jetës private dhe familjare. Ky proces gjithashtu është në kundërshtim flagrant me Ligjin Nr. 06/ L- 082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Ligjit Nr.06/L- 113 për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura dhe praktikën parlamentare shtetërore, por edhe praktikën shtetërore të shteteve të zhvilluara e demokratike, duke përfshirë këtu Kanadën dhe Slloveninë.

Për fund, si anëtar i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe të Mbrojtjes, i bëjë thirrje pranisë ndërkombëtare në Kosovë që të adresoj këtë çështje me rëndësi për sigurinë juridike dhe për aspektet e informacionit dhe privatësisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, ne do t’i përdorim të gjitha mjetet ligjore dhe demokratike për ta sfiduar, kundërshtuar dhe rrëzuar një proces të tillë të kundërligjshëm, të komprometuar dhe përjashtues.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?