Vuçiq në telefon me Kancelaren Merkel: Duam kompromis në dialog, e duam edhe autostradën Nish-Prishtinë

Aleksandër Vuçiq ka folur në telefon me kancelaren gjermane, Angela Merkel. B92 shkruan se Vuçiq i tha kancelares Merkel se ‘marrëdhëniet midis Serbisë dhe Gjermanisë, po shënojnë rritje”. Vuçiq dhe Merkel kanë diskutuar edhe rreth dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, ku kancelares i tha se ‘është i gatshëm çdoherë për dialog”. “Besoj se vetëm përmes […]
Aleksandër Vuçiq ka folur në telefon me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
B92 shkruan se Vuçiq i tha kancelares Merkel se ‘marrëdhëniet midis Serbisë dhe Gjermanisë, po shënojnë rritje”.
Vuçiq dhe Merkel kanë diskutuar edhe rreth dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, ku kancelares i tha se ‘është i gatshëm çdoherë për dialog”.
“Besoj se vetëm përmes dialogut, mund të arrijmë në një kompromis lidhur me çështjet që janë të hapura”, citohet të ketë thënë Vuçiq, përcjell Periskopi.
“Gjatë bisedës, Vuçiq ka shprehur edhe kënaqësinë e tij për investimet që po bëhen në Ballkanin Perëndimor. Ai poashtu ka shpresuar që projekti i autostradës Nish-Prishtinë të realizohet sa më shpejt”, shkruan B92./Periskopi/












