Vuçiq: Ndoshta e ofendova Kurtin – ai tha që po armatosemi shkaku i Kosovës

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka mbajtur në një konferencë për media ku ka folur për takimin me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin. Vuçiq ka akuzuar Kosovën se nuk ka dhënë përgjigje për disa lokacione të dyshuara ku mund të ketë trupa të serbëve të vrarë gjatë luftës. “Ne i kemi […]
Vuçiq ka akuzuar Kosovën se nuk ka dhënë përgjigje për disa lokacione të dyshuara ku mund të ketë trupa të serbëve të vrarë gjatë luftës.
“Ne i kemi dërguar kërkesë për Koshare për zhvarrosje dhe nuk kemi marrë përgjigje, kemi kërkuar që të kemi qasje edhe në Suharekë, Klinë, Istog, Mejë, Gjakovë – por nuk ka përgjigje nga ana e Prishtinës. Shefi i delegacionit të tyre na tha se nuk do të lejojmë të kryhen zhvarrime pasi do të mendohet se shqiptarët i kanë kryer krimet kundër serbëve,” tha z. Vuçiq, përcjell Periskopi.
“Unë kam reaguar ashpër kur kërkuan që Veljko Odaloviq të largohet nga Komisioni për të Pagjeturit. Ndoshta nuk duhej të kisha reaguar në atë formë, mbase e fyeva Kurtin, por unë u përgjigja në një mënyrë më brutale dhe nuk mund të them se u pendova, isha i befasuar që dikush mund të përdorte një fjalor të tillë,” shtoi më tej ai.
Vuçiq po ashtu deklaroi se Kurti e ka pyetur 10 herë radhazi për njohjen e Kosovës.
“Shihni se çfarë pyetje kanë ngritur. 10 herë e ka përmendur fjalën pranimi i Kosovës duke pyetur se kur, kur, kur, kur, do të ndodhte dhe vetëm një herë i dhashë një përgjigje të fuqishme “kurrë”… Pastaj ai tha se po armatosemi për shkak të tyre. Serbia si shtet i pavarur ka të drejtë të armatoset dhe të mbrojë popullin,” shtoi Vuçiq. /Periskopi












