Vriten 10 punëtorë afganë të deminimit

Vriten 10 punëtorë afganë të deminimit

Së paku 10 afganë që punonin në një agjenci për heqjen e minave janë vrarë nga ana e kryengritësve talibanë në provincën veriore Baghlan të Afganistanit. Të paktën 14 të tjerë u plagosën kur kryengritësit sulmuan kampin e tyre dhe hapën zjarr, tha Ministria e Brendshme e Afganistanit. Asnjë grup nuk e mori përgjegjësinë për […]

Të paktën 14 të tjerë u plagosën kur kryengritësit sulmuan kampin e tyre dhe hapën zjarr, tha Ministria e Brendshme e Afganistanit.

Asnjë grup nuk e mori përgjegjësinë për sulmin. Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, i tha Radios Evropa e Lirë se grupi nuk është i përfshirë në këtë sulm.

Zëdhënësi i policisë së provincës, Jawed Basharat tha se punëtorët ishin të angazhuar në organizatën ndërkombëtare të pastrimit të minave Halo Trust. Nga organizata nuk e kanë komentuar incidentin.

Sipas faqes së saj të internetit, organizata joqeveritare ka më shumë se 2,600 punonjës në Afganistan, një nga vendet më të minuara në botë.

Halo Trust thotë se stafi i saj rekrutohet nga qytete dhe fshatra ku ndodhen të vendosura minat tokësore.

Në muajt e fundit në provincën Baghlan kanë ndodhur luftime të ashpra mes talibanëve dhe forcave qeveritare.

Dhuna është rritur ndjeshëm në të gjithë Afganistanin që kur Shtetet e Bashkuara në muajin prill njoftuan planet për të tërhequr të gjitha trupat e tyre deri më 11 shtator.

Kryengritësit talibanë po luftojnë trupat qeveritare në 26 nga 34 provincat e Afganistanit, thonë zyrtarët e qeverisë. /REL

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?