Vrasja e 27-vjeçarit në Klinë, policia jep detaje

Policia në Klinë ka arrestuar një person i cili ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një 27-vjeçari. Si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit, viktima ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë. Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në rrugën “Abedin Rexha” në Klinë, ku i dyshuari ka […]
Policia në Klinë ka arrestuar një person i cili ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një 27-vjeçari. Si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit, viktima ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në rrugën “Abedin Rexha” në Klinë, ku i dyshuari ka plagosur viktimën.
27-vjeçari është dërguar për trajtim mjekësor fillimisht në Spitalin Rajonal në Pejë, e më pas në QKUK në Prishtinë, ku edhe ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.
Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe konfiskuar një revole me katër fishekë.
“Rr. Abedin Rexha, Klinë 16.06.2021 – 21:03. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi të që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në viktimën mashkull kosovar. Viktima fillimisht është trajtuar në Spitalin Rajonal në Pejë e më pas është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK, Prishtinë ku edhe ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe kanë sekuestruar: një revole me katër fishekë”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.
Po ashtu, është bërë e ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar policia.












