Vjosa Osmani shkarkon Valdete Dakën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shkarkuar Valdete Dakën nga pozita e kryetares së KQZ-së Në arsyetimin e Presidentes Osmani thuhet se vendimi hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është organ kushtetues dhe i pavarur, i cili drejton dhe i veritikon te gjitha veprimet qe kane bëjnë me […]
Në arsyetimin e Presidentes Osmani thuhet se vendimi hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është organ kushtetues dhe i pavarur, i cili drejton dhe i veritikon te gjitha veprimet qe kane bëjnë me procesin e zgjedhjeve dhe gjithashtu i shpall rezultatet 0)00. Zgjedhjet si elementi me rendesishem i demokracisë, sidomos asaj përfaqësuese. janë te një rëndësie te veçante per secilin shtet. Ndërmarrja e veprimeve relevante ne lidhje me zgjedhjet, përfshirë organizimin dhe mbarëvajtjen e tyre nënkupton edhe obligimin themelor te KQZ-se si organ menaxhues i zgjedhjeve”, thuhet në vendim.
Periskopi kishte lajmëruar gjatë ditës se Valdete Dakës i ishte kërkuar dorëheqja nga burimet e saj në presidencë. Daka nuk kishte pranuar që të jepte dorëheqje.
Shumë kritikë kanë konsideruar se një veprim i tillë nga Osmani është i koordinuar me partinë në pushtet, Vetëvendosje.












