Vjosa Osmani ia kërkon dorëheqjen Valdete Dakës?

Vjosa Osmani ia kërkon dorëheqjen Valdete Dakës?

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ia ka kërkuar dorëheqjen kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka. Periskopi ka mësuar nga burime të sigurta në Presidencë, se Osmani ka zhvilluar një takim me Dakën ku ia ka kërkuar dorëheqjen. Kjo e fundit ka refuzuar të ofrojë dorëheqjen…  *** Periskopi ka mësuar përmes burimeve të […]

 ***

Periskopi ka mësuar përmes burimeve të sigurta në Presidencë, se Osmani ka zhvilluar një takim me kryetaren e KQZ-së, znj.Daka ku ia ka kërkuar dorëheqjen. Burimet i kanë thënë Periskopit se znj.Daka ka refuzuar ofrimin e dorëheqjens.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, i ishte nënshtruar një linçimi të paparë në historinë e këtij institucioni, në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Figura të larta të – tani partisë në pushtet – Vetëvendosje, e kishin quajtur ‘militante partiake’. Përfaqësues të saj në KQZ, në çdo konferencë të këtij institucioni të zgjedhjeve, ofendonin e linçonin publikisht zonjën Daka. Kësaj i ishte bashkuar edhe Vjosa Osmani, e cila garonte në listën e Vetëvendosjes me listën e saj ‘Guxo’.

Kërcënim dhe shantazh, ishte quajtur edhe një konferencë e atëherë Ushtrueses së Detyrës së Presidentes, Osmani, e cila, një muaj para zgjedhjeve të 14 shkurtit, në janar 2021, kishte kritikuar ashpër KQZ-në lidhur me procesin e certifikimit të kandidatëve për zgjedhjet e shkurtit.

Osmani pretendonte se ishte bërë presion ndaj Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike. Problemi në atë kohë qëndronte, me moscertifikimin e kandidatit të Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti dhe disa emrave të tjerë kandidatë për deputetë, për shkak se ishin të dënuar për vepër penale, rrjedhimisht nuk ua lejonte ligji të kandidonin.

“Kryetarja e KQZ-së nuk përfaqëson asnjë parti politike por emërohet pikërisht për të mbrojtur paanshmërinë dhe integrititetin zgjedhor. Zgjedhjet duhet dhe do të mbahen më 14 shkurt dhe qytetarët duhet të lejohen të realizojnë të drejtën e tyre kushtetuese. Do të detyrohem të marrë të gjitha masat për mbrojtjen e integritetit të KQZ-së”, ka thënë u.d. presidentja Osmani.

Presion të ashpër ndaj Dakës, atëkohë pati bërë edhe tani kryeparlamentari Glauk Konjufca, e cila kishte akuzuar direkt Dakën si ‘person që ndikon në KQZ’.

“Personi i cili në KQZ po ndikon, që edhe kërkesa të jetë sugjestive e kundër Albin Kurtit është Valdete Daka”, kishte deklaruar Konjufca.

Edhe figura të tjera që tani mbajnë poste të rëndësishme në insitucionet e Republikës së Kosovës, patën vazhduar shantazhet ndaj Dakës. Mes tyre, Xhelal Sveçla, tani ministër i Brendshëm.

Presionet e tilla ndaj dy listave që parashikohej të ishin fituese të zgjedhjeve të 14 shkurtit, Vetëvendosje dhe Guxo, kishin shtyrë znj.Daka që të reagonte përmes një konferencë për media, ku i kishte quajtur ato ‘të paprecedenta dhe të rrezikshme”.

Madje Daka, pati akuzuar ‘parti të caktuara politike’ se po ia kërcënonin familjen.

Lidhur me linçimet dhe akuzat që po i bëheshin Dakës në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit, kishte reagime të shoqërisë civile në Kosovë (DnV dhe organizata të tjera), KMDLNj e madje edhe ambasadorë që përfaësojnë shtetet e Quintit në vendin tonë, patën kërkuar që të ndalen shantazhet ndaj KQZ-së./Periskopi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?