Vjosa Osmani emëroi në krye të KQZ-së gjyqtarin “dembel” me vetëm një lëndë të përfunduar në janar 2020

Vjosa Osmani emëroi në krye të KQZ-së gjyqtarin “dembel” me vetëm një lëndë të përfunduar në janar 2020

Presidentja Vjosa Osmani e ka zëvendësuar sot Valdete Dakën me Kreshnik Radoniqin në krye të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Radoniqi, një gjyqtar i Gjykatës së Apelit, është përzgjedhur nga presidentja Osmani për pozitën e shefit të KQZ-së. Ai përshkruhet si gjyqtar me “kredibilitet të lartë profesional” në një njoftim të Zyrës së Presidentit, pavarësisht se […]

Presidentja Vjosa Osmani e ka zëvendësuar sot Valdete Dakën me Kreshnik Radoniqin në krye të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Radoniqi, një gjyqtar i Gjykatës së Apelit, është përzgjedhur nga presidentja Osmani për pozitën e shefit të KQZ-së. Ai përshkruhet si gjyqtar me “kredibilitet të lartë profesional” në një njoftim të Zyrës së Presidentit, pavarësisht se emri i tij ishte përfshirë në grupin e gjashtë “gjyqtarëve dembelë” të Apelit.

Sipas një raportimi të Gazetës Insajderi vitin e kaluar, gjashtë gjyqtarët e Gjykatës së Apelit kishin arritur të kryenin vetëm dy lëndë në muajin e parë të vitit 2020, ndonëse paga e një gjyqtari të kësaj shkalle kap vlerën e 2 mijë e 200 eurove.

Radoniqi, bazuar në regjistrin e lëndëve të përfunduara në muajin janar të vitit të kaluar, kishte përfunduar vetëm një rast gjykimi. Pesë të tjerët bashkërisht kishin kryer dy lëndë të tjera.

Kreshnik Radoniqi është emëruar kryesues i ri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pas lirimit nga detyra të Valdete Dakës.

Përmes një komunikate për media, Zyra e Presidentit e ka bërë sot të ditur vendimin për emërimin e Radoniqit si shef të KQZ-së.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është organ i pavarur kushtetues, dhe përgjegjësia për ta ruajtur pavarësinë e KQZ-së së pari është përgjegjësi e kryesuesit të Komisionit”, thuhet në njoftim.

Presidenca njofton se “kryesuesi i KQZ-së nuk vjen nga radhët e partive politike, por emërimi i tij bëhet me një proces të veçantë, fakt ky i cili tregon se kryesuesi duhet të jetë i pavarur në veprimet e tij edhe kur brenda KQZ-së mund të ketë presione nga subjektet politike.”

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?