Vikendi me diell e shtrëngata shiu, javën tjetër temperaturat deri në 36 gradë

Vikendi me diell e shtrëngata shiu, javën tjetër temperaturat deri në 36 gradë

Në fundjavë mot jostabil, shumë i ngrohtë me shtrëngata me shi. Javën e ardhshme valë e të nxehtit me temperatura edhe mbi 35C. Ditëve të fundjavës vazhdojnë të paraqiten kushte të motit jostabil. Megjithëse mbetet mot shumë i ngrohtë, orëve të pasdites dhe mbrëmjes priten mundësi për zhvillime të shtrëngatave me shi. Ditën e shtunë […]

Në fundjavë mot jostabil, shumë i ngrohtë me shtrëngata me shi. Javën e ardhshme valë e të nxehtit me temperatura edhe mbi 35C.

Ditëve të fundjavës vazhdojnë të paraqiten kushte të motit jostabil. Megjithëse mbetet mot shumë i ngrohtë, orëve të pasdites dhe mbrëmjes priten mundësi për zhvillime të shtrëngatave me shi. Ditën e shtunë më të shpërndara, e ditën e diel më shumë në formë të rrebesheve më të izoluara me bubullima.

Sipas Prishtina Ëeather, nga dita e hënë, e gjatë javës së ardhshme një valë e të nxehtit afrikan fillon të shtrihet mbi vendin tonë, që sjell temperatura jashtëzakonisht të larta për këtë periudhë kohore. Ditën e hënë orëve të pasdites, priten edhe zhvillime të shtrëngatave me shi, që vende-vende mund të jenë më intensive, ndërsa nga dita e martë parashihet mot më i qëndrueshëm e kryesisht me diell.

Indeksi i cilësisë së ajrit, në ditët e fundjavës do të jetë në vlera të pranueshme. Nga e hëna pritet shtrirje edhe e pluhurit saharian, që rritë koncentrimet e grimcave PM10, e më pas indeksi vende-vende mund të përkeqësohet edhe në vlera të dobëta.

Indeksi i rrezeve UV do të jetë në vlera të larta, prandaj në këto ditë preferohet ekspozim më i ulët ndaj rrezeve të diellit përgjatë orëve të mesditës.

19.06 – Mbetet shumë ngrohtë, paradite intervale me diell. Ditën me zhvillime të vranësirave, e pasdite dhe në mbrëmje priten edhe zhvillime të shtrëngatave me shi.

20.06 – Kryesisht me diell dhe vranësira të pakta gjatë ditës. Pasdite mundësi për rrebeshe shiu, vende-vende edhe me bubullima.

21.06 – Mot i nxehtë, me diell e vranësira. Nga mesdita priten zhvillime të shtrëngatave me shi.

22.06 – Mot shumë i nxehtë, kryesisht me diell

23.06 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë.

Temperaturat në rritje, me vlera jashtëzakonisht të larta gjatë javës së ardhshme. Minimalet luhaten nga 14C deri 17C, e maksimalet nga 26C në fundjavë, rriten në 30C ditën e hënë, e deri të mërkurën edhe në 36C.

Era do të fryj me mesatare dhe mesatarisht e fuqishme në fundjavë nga veriu 5-14m/s, e javën e ardhshme lehtë dhe mesatare nga perëndimi e jugperëndimi 4-11m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies ditëve të fundjavës, më pas gradualisht në rritje.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?