Vendimi për mbajtjen e dasmave pritet të merret nesër, Sogojeva: Jemi në përfundim të manualit

Nga nesër 15 qershor, pritet të merret vendimi për lejimin e dasmave në Kosovë.  Grupet punuese të Odës së Hotelerisë janë në hartimin e manualit, në bazë të së cilit do të mbahen edhe ahengjet e ndryshme, përshirë këtu edhe sallat e dasmave, klubet e natës, si dhe pishinat. Lajmin e ka konfirmuar kryetari i […]

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva duke shtuar se janë në përfundim të këtij manuali.

“Jemi duke punuar në manualin dhe sa të përfundoj kjo atëherë nuk ka arsye tjera. Është duke punuar grupi punues me manualin dhe me përfundimin e tij, atëherë do të lëshohet ajo përqindja e sallave. Përfundimi manualit parashihet të ndodh sot ose eventualisht nesër paradite. Sot besoj se vendoset, nesër pritet të nënshkruhet dhe pas kësaj do të dalim në një konferencë për medie”, tha Sogojeva për Telegrafi.com.

Sipas tij, nëse nuk ndodh një gjë e tillë, atëherë do të fillohet me protesta.

“Pas kësaj, ne menjëherë do ta mbledhim kryesinë dhe marr vendim që kurrë nuk do të ndalemi me protesta, deri sa t’i realizojmë kërkesat”, u shpreh Sogojeva.

Të gjithë këta sektorë do t’i përshtaten manualit ekzistues ku në 30 për qind të hapësirave të mbyllura do të lejohet puna, e që i bie në 100 metër katrorë do të lejohen 40 persona.

Qeveria ditë më parë lehtësoi masat kundër COVID-19, duke hequr orën policore dhe duke i lejuar sektorit të gastronomisë të punojë deri në ora 23:00. Ndërsa nga 15 qershori, nëse nuk ka rritje të rasteve me COVID-19 do të lejohen edhe ahengjet.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?