Vëllai i Vasfije Krasniqit- Milaim Zekës: Çoj në Prokurori ata që po abuzojnë me gratë e dhunuara

Vëllai i Vasfije Krasniqit- Milaim Zekës: Çoj në Prokurori ata që po abuzojnë me gratë e dhunuara

Gazetari Milaim Zeka në një intervistë në Frontal për televizionin T7, ka thënë se po abuzohet me gratë e përdhunuara gjatë luftës në Kosovë. “Pse ne nuk e kemi guximin qytetar me e hapë nje temë që është super e ndjeshme. Pse ne nuk guxojmë me thënë që është duke u abuzu me gratë e […]

“Pse ne nuk e kemi guximin qytetar me e hapë nje temë që është super e ndjeshme. Pse ne nuk guxojmë me thënë që është duke u abuzu me gratë e përdhunuara në luftë në të njëjtin format që është abuzu me veteranët e luftës. Kam argumente, fakte që femrat të cilat fare nuk kanë qenë në Kosovë, kanë qenë jashtë territorit të Kosovës janë duke u lajmëru te komisioni qeveritar duke thënë se ne kemi qenë të përdhunuara, dhe në mesin e tyre ka edhe meshkuj”, ka thënë Zeka.

Njëra ndër të mbijetuarat e përdhunimit gjatë luftës në Kosovë është edhe Vasfije Krasniqi-Goodman, gruaja e parë e cili rrëfeu publikisht dhunën seksuale që ju bë në moshën 16 vjeçare nga një burrë me uniformë të Policisë së Serbisë.

Vëllai i Vasfijes, Nafi Krasniqi ka thënë se nëse është duke u abuzuar me gratë e përdhunuara atëherë duhet që çdo person që ka informacione rreth kësaj teme ti drejtohet prokurorisë.

“Ne këtë fazë nuk kemi mbajtur asnjë qëndrim pasi jemi organizatë e re. Mirëpo mendoj se secili person që flet për kësi lloj  deklarate dhe thotë që ka informacione, atëherë kish qenë mirë që ato informacione ti ndaj me prokurorinë për shkak që është interes edhe i joni dhe kësi çështje të tilla mos me ndodh”, ka thënë Krasniqi.

Ai gjithashtu ka thënë se nuk kanë ndonjë qëndrim pasi nuk ka informacione të mjaftueshme për të deklaruar nëse po keqpërdoren shifrat e grave që janë të regjistruara si të përdhunuara gjatë luftës.

“Mirëpo me mbajt qëndrim për asaj se i përket se a ka apo nuk ka, ne me të vërtetë nuk e dimë sepse jemi organizatë e re dhe nuk kemi informacione se si ka rrjedhë procesi deri tani. Por në rast se Milaim Zeka ka informacione ne e inkurajojmë mej denoncu me raportu rastin në prokurori dhe prokuroria me u merr me to”, ka thënë Krasniqi për Gazetën inFokus.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?