Vdes në spital 18-vjeçarja e shtruar me trombozë pas vaksinimit me AstraZeneca

Vdes në spital 18-vjeçarja e shtruar me trombozë pas vaksinimit me AstraZeneca

Një 18-vjeçare që vuante nga një trombozë sinus kavernoze shumë serioze dhe hemorragji cerebrale, ka ndërruar jetë në spital në Genova të Italisë. Mediat italiane raportojnë se 18-vjeçarja Camilla Canepa, dy javë më parë ishte vaksinuar me AstraZeneca, në mënyrë vullnetare në ditën e parë në Liguria që lejoi personat mbi 18 vjeç të merrnin […]

Pas hyrjes në spitalin në Genova të shtunën 5 qershor, të dielën e 6 qershorit Camilla ishte operuar për të hequr trombin dhe për të zvogëluar presionin intrakranial. Megjithatë, në ditët në vijim, situata e vajzës së re në kujdes intensiv mbeti tragjikisht e qëndrueshme dhe periudha e vëzhgimit kishte filluar të deklaronte vdekjen e saj në tru. Prindërit kanë autorizuar heqjen e organeve, nga ku do të përfitojnë pesë pacientë, raportojnë mediat italiane.

Vajza ishte vaksinuar në autoritetin lokal shëndetësor pas një historie negative të vaksinimit. Më 3 qershor ajo shkoi në urgjencë me dhimbje koke dhe iu nënshtrua skanimit të trurit dhe ekzaminimit neurologjik, që rezultuan të dy negativë, por iu kërkua që përsëriste analizat e gjakut pas 15 ditësh. Më 5 qershor ajo u kthye në urgjencë me trombozë.

Mdërkohë të martën e 8 qershorit një tjetër grua u shtrua në spitalin e Genovas me trombocite të nivelit të ulët në gjak. 34-vjeçarja ishte vaksinuar më 27 maj me dozën e parë të AstraZeneca dhe iu drejtua spitalit për shkak se kishte dhimbje koke.

Agjencia shëndetësore liguriane (Alisa) pezulloi, si një masë paraprake, grumbullin e AstraZeneca (ABX1506) nga e cila kishin qenë dozat që ishin inokuluar te 18-vjeçarja Camilla dhe 34-vjeçarja.

Ky nuk është rasti i parë në Itali, më 4 prill një mësuese 32-vjeçare, e cila ishte vaksinuar në 22 mars, humbi jetën si pasojë e hemorragjisë celebruare.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?