Valon Murati rizgjedhet kryetar i Lëvizjes për Bashkim

Valon Murati rizgjedhet kryetar i Lëvizjes për Bashkim

Valon Murati sërish është zgjedhur kryetar i partisë Lëvizja për Bashkim. “Lëvizja për Bashkim mbajti sot Kuvendin IX të punës, në të cilën edhe zgjodhi kryetarin dhe Këshillin e Përgjithshëm. Kryetar, në mandatin e tij të dytë, u zgjodh Valon Murati. Ndërsa Këshilli i ri i Përgjithshëm përbëhet nga 32 anëtarë. Pas diskutimeve nga anëtarët […]

“Lëvizja për Bashkim mbajti sot Kuvendin IX të punës, në të cilën edhe zgjodhi kryetarin dhe Këshillin e Përgjithshëm. Kryetar, në mandatin e tij të dytë, u zgjodh Valon Murati. Ndërsa Këshilli i ri i Përgjithshëm përbëhet nga 32 anëtarë. Pas diskutimeve nga anëtarët e kuvendit u miratua raporti i punës dhe ai financiar. Gjithashtu, pati diskutime lidhur me situatën politike me ç’rast u miratuan edhe konkluzionet e kuvendit”, thuhet në njoftim, transmeton Periskopi.

Ai ka thënë se do të punojë sa më shumë për partinë dhe se do të ketë më shumë përgjegjësi shtesë.

Njoftimi i plotë:

MBAHET KUVENDI IX I LËVIZJES PËR BASHKIM

Lëvizja për Bashkim mbajti sot Kuvendin IX të punës, në të cilën edhe zgjodhi kryetarin dhe Këshillin e Përgjithshëm. Kryetar, në mandatin e tij të dytë, u zgjodh Valon Murati. Ndërsa Këshilli i ri i Përgjithshëm përbëhet nga 32 anëtarë. Pas diskutimeve nga anëtarët e kuvendit u miratua raporti i punës dhe ai financiar. Gjithashtu, pati diskutime lidhur me situatën politike me ç’rast u miratuan edhe konkluzionet e kuvendit.

KONKLUZIONET E KUVENDIT:

1. Duke qenë se në njërën anë, në bazë të programit qeverisës të paraqitur dhe qëndrimeve e veprimeve politike të deritashme, qeveria aktuale nuk duket se do të ofrojë zgjidhje për problemet kryesore që ka sot Kosova, dhe në anën tjetër, partitë aktuale opozitare, nuk japin shenja të aftësisë për ta luajtur rolin e tyre, konstatojmë se ekzistojnë rrethana jashtëzakonisht të favorshme për Lëvizjen për Bashkim që të konsolidohet si një zë i rëndësishëm në skenën politike.

2. Rrethanat ndërkombëtare, sidomos pas ndërrimit të kursit nga ana e SHBA-së, kanë ndryshuar në favor të zgjidhjes së drejtë të problemit shqiptaro-serb. Për shkak të mungesës së vizionit, guximit dhe vendosjes së interesave partiake para atyre kombëtare, të gjitha partitë politike me ndikim, vazhdojnë t’i shpërdorojnë këto rrethana duke rrezikuar që Kosova të përfundojë me një marrëveshje e cila do ta betononte jofunksionalitetin e saj. Kjo situatë e rritë edhe më shumë përgjegjësinë e Lëvizjes për Bashkim që të jetë edhe më e zëshme në artikulimin e opsionit të saj, si zgjidhja e vetme e këtij problemi.

3. Zhvillimi i rrethanave në dekadën e fundit e ka vërtetuar katërcipërisht se zgjidhja e vetme e problemit shqiptaro-serb është ajo e paraparë në Platformën për Zgjidhjen e Çështjes Shqiptaro-Serbe të vitit 2010, të Lëvizjes për Bashkim. Në këtë platformë përcaktohet reciprociteti si parim për zgjidhjen e problemit shqiptaro-serb deri te ndryshimi i kufijve përmes një procesi negociator me Serbinë, nën mbikëqyrjen ndërkombëtare e duke u bazuar në të drejtën e popujve për vetëvendosje. Sipas kësaj marrëveshjeje, pjesa shqiptare e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës do t’i bashkohej Kosovës, ndërsa pjesa serbe e Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit do t’i bashkohej Serbisë. Si rezultat i kësaj zgjidhjeje do të ndryshohej Kushtetuta, përkatësisht do të hiqeshin privilegjet bllokuese të pakicës serbe dhe kufizimet që ia pamundësojnë Kosovës ta ushtrojë sovranitetin e vet të plotë.

4. Lëvizja për Bashkim konsideron se përveç opsionit për zgjidhje të problemit, është shumë e rëndësishme dhe koha e arritjes së kësaj zgjidhjeje. Në njërën anë, vonesa në këtë drejtim do t’i jepte kohë Serbisë për krijimin e realiteteve të reja si në Kosovën Lindore, përmes zbrazjes nga shqiptarët, ashtu edhe në veriun e Kosovës, përmes kolonizimit me serbë; dhe, në anën tjetër, vetëm me zgjidhjen e këtij problemi do të krijohen rrethanat e përshtatshme që shoqëria jonë të përqendrohet plotësisht në zhvillimin ekonomik, luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit, ngritjen e cilësisë së arsimit, shëndetësisë dhe çdo segmenti tjetër shoqëror.

5. Ndryshimi i situatës në favor të zgjidhjes së drejtë të problemit shqiptaro-serb, paaftësia e qeverisë dhe partive opozitare me ndikim që t’i dalin zot situatës, konfirmimi i opsionit të Lëvizjes për Bashkim për zgjidhjen e problemit si i vetmi i drejtë dhe rëndësia e kohës në zgjidhjen e këtij problemi, janë rrethana që dëshmojnë si për nevojën urgjente të organizimit dhe fuqizimit tonë, ashtu edhe për mundësitë e krijuara për këtë fuqizim. Prandaj, është koha e fundit që të gjithë anëtarët e simpatizantët e Lëvizjes për Bashkim, si dhe të gjithë qytetarët që e mbështesin vizionin tonë, të mobilizohemi dhe të shtojmë presionin ndaj institucioneve të vendit që ta rishqyrtojnë qasjen e tyre ndaj problemit shqiptaro-serb, në favor të zgjidhjes së drejtë të saj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?