Vaksinohen Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca janë vaksinuar kundër koronavirusit të ri, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, përmes një komunikate për media. Imunizimi i dy zyrtarëve të lartë shtetëror të Kosovës është bërë në Sallën 1 Tetori në Prishtinë e cila është transformuar në qendër vaksinimi. Sipas njoftimit, […]

Imunizimi i dy zyrtarëve të lartë shtetëror të Kosovës është bërë në Sallën 1 Tetori në Prishtinë e cila është transformuar në qendër vaksinimi.

Sipas njoftimit, Osmani dhe Konjufca kanë parë nga afër “përgatitjet për vaksinimin në masë që do të fillojë nga java e ardhshme”.

“Presidentja Osmani, me këtë rast ka porositur të gjithë qytetarët që sapo të fillojë vaksinimi masiv, t’i përgjigjen ftesës për vaksinim të Ministrisë së Shëndetësisë. Vaksinat janë të sigurta dhe vetëm përmes vaksinimit dhe respektimit të masave, do të mund t’i kthehemi normalitetit duke mposhtur virusin COVID-19”, thuhet në njoftim.

Edhe kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka ftuar qytetarët që ta marrin vaksinën, sepse sipas tij, me vaksinim bëhet e mundshme hapja, rikthimi i normalitetit, por edhe stabiliteti i përgjithshëm.

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia ka njoftuar se afër 100 mijë qytetarë janë vaksinuar deri më tani me të paktën një dozë të vaksinës.

Sipas tij vaksina nuk ka pasur asnjë efekt serioz anësorë në asnjë prej të vaksinuarve.

Në Kosovë, procesi i vaksinimit kundër COVID-19 ka nisur në fund të marsit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?