“Vaksinimi masiv është vonuar” – Paralajmërohet valë e re e COVID-19 në Kosovë

“Vaksinimi masiv është vonuar” – Paralajmërohet valë e re e COVID-19 në Kosovë

Infektologët në vend thonë se ndonëse ka filluar vaksinimi masiv, ende mbetet numër shumë i vogël i të vaksinuarve. Megjithëkëtë ata paralajmërojnë një valë të re gjatë muajve shtator e tetor, por që intensiteti i infeksionit do të jetë shumë më i ulët se ky që po mbetet pas. Ndonëse po cilësohet nga ekspertë shëndetësorë […]

Ndonëse po cilësohet nga ekspertë shëndetësorë që vaksina kundër Covid-19 është vonuar në vendin tonë, ata po bëjnë thirrje për vaksinim, kurdo që t’iu jepet mundësia. Infektologu Ilir Tolaj në një bisedë për Radio Kosovën,  tha se shembulli i Anglisë me variantin Delta të Koronavirusit, po tregon që po infektohen vetëm ata që nuk janë vaksinuar dhe ata që  nuk e kanë kaluar infeksionin me Covid-19.

“Është e rëndësishme që popullata që nuk ka rënë në kontakt me virusin të vaksinohet sa më shpejtë. Në këtë aspekt vaksinimi e ka rëndësinë e vet. Në anën tjetër vaksinimi do ta shton imunitetin edhe të atyre që e kanë një nivel të fituar të imunitetit dhe do të ndihmojë në imunitetit kolektiv të përgjithshëm’’, tha Tolaj.

Sipas infektologut Tolaj, tashmë në Kosovë mbi 60 për qind  e qytetarëve, e kanë kaluar infeksionin me Covid 19. Tolaj nuk e përjashton mundësinë e një vale të re të Koronavirusit pas pushimeve verore, por që ai parasheh të jetë i intensitetit shumë më të ulët.

“ Një valë e re është e mundur që të ndodh në shtator ose tetor, por që do të jetë e një intensiteti shumë më të ulët se që kanë qenë këto paraprake.  Por në përgjithësi autoritetet janë vonuar për një vaksinim masiv, janë vonuar edhe me veprimet e tyre aktive për ta bindur popullatën për vaksinim si dhe nuk janë në nivel as me hulumtimin e rasteve të reja që po ndodhin në Kosovë dhe kjo është për një kritikë që mund të na kushtojë në periudhat e më vonshme’’, deklaroi Tolaj.

Ndryshe, imunizimi masiv ka nisur më 14 qershor. Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka deklaruar se pas shumë vështirësive është nisur rrugëtimi drejt imunizimit masiv. Ai tha se së shpejti mbërrin dhe kontingjenti i parë i vaksinave Pfizer nga sasia që ka kontraktuar Republika e Kosovës.

“Shpresoj dhe besoj që do ta kemi një vjeshtë e dimër më të sigurt dhe që më të dashurit tanë do të jenë më të mbrojtur”, tha ai.

Sidoqoftë, Kosova ka nisur procesin e vaksinimit  me 13 mars.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?