U notua më së paku nga britanikët: VV akuzohet se po zgjedh si komisioner konkurruesin joserioz

U notua më së paku nga britanikët: VV akuzohet se po zgjedh si komisioner konkurruesin joserioz

Deputetët e Vetëvendosjes që janë pjesë e Komisionit për Çështje të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Kuvendit të Kosovës, po tentojnë që në krye të Agjencisë për Informim dhe Privatësi të vendosin njeriun që nuk i plotëson kriteret e parapara sipas ligjit. Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC) dhe aktivistë që e kanë monitoruar përzgjedhjen e Komisionerit […]

Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC) dhe aktivistë që e kanë monitoruar përzgjedhjen e Komisionerit për Informim dhe Privatësi, kanë kërkuar nga deputetët e pozitës që të përsërisin konkursin për arsye se kandidati Enver Bujari, i cili ka ma marrë më së shumti pikë, u vlerësua pa meritë.

Kështu deklaroi gjatë ditës së djeshme OSHC të cilët u shprehën të shqetësuar me procesin e përzgjedhjes së Komisionerit.

Vëzhguesit e konkursit për zgjedhjen e Komisionerit për Informim dhe Privatësi, ku kandidati Enver Bujari ka marrë më së shumti pikë, konsiderojnë se ai u vlerësua pa meritë. Procesin e kanë bojkotuar partitë opozitare, ndërsa vlerësimi është bërë vetëm nga deputetët e pushtetit.

Organizatat e Shoqërisë Civile dhe aktivistë që e kanë monitoruar përzgjedhjen e Komisionerit për Informim dhe Privatësi, vlerësojnë se pikët, që më së shumti i mori Bujari, nuk janë ndarë në mënyrë meritore.

“Nga monitorimi direkt i këtij procesi, ne vlerësojmë se procesi i verifikimit të dokumentacionit të dorëzuar, intervistimit dhe poentimit pas intervistimit nuk ka garantuar vlerësim meritor të kandidatëve të intervistuar, për disa arsye”, thuhet në reagim.

Shoqëria civile ka gjetur se pretendenti për t’u zgjedhur Komisioner për Informim dhe Privatësi, ka ndryshuar disa herë të dhënat e veta në CV.
Ai, sipas vëzhguesve, i ka ndryshuar vitet e studimeve dhe vitet e punës së tij në polici.

Ndryshe, Bujari, që tash ka marrë më së shumti pikë, ka aplikuar edhe viteve të kaluara për pozitën e njëjtë. Mirëpo, britanikët, të cilët e kanë ndihmuar procesin e zgjedhjeve, nuk i kanë dhënë atij pikët kaluese.

Ndërkohë për Periskopin për këtë çështje ka folur Drejtoresha Ekzekutive e Lëvizjes FOL, Mexhide Demolli-Nimani.

Demolli-Nimani për Periskopin ka treguar pasojat e mos-zgjedhjes së Komisionerit për Informim dhe Privatësi.

“Sa i përket pasojave të mos-zgjedhjes së Komisionerit për Informim dhe Privatësi, fillimisht ka disa vite që një Agjenci është jo funksionale sepse i mungon titullari i saj. Së dyti si pasoj e mos zgjedhjes së Komisionerit, ne kemi dy ligje që janë të që janë shumë me rëndësi si Ligji për Qasje në Dokumente Publike dhe Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Pra mungesa e Komisionerit e bën këtë Agjenci jo funksionale sidomos në këtë periudhë kur e shohim përditë se si keqpërdoren të dhënat personale të qytetarëve apo edhe refuzohet qasja në dokumente publike nga institucionet tona.”, ka thënë ajo.

Por çfarë roli ka Agjencia për Informim dhe Privatësi dhe pse kjo çështje është e ndjeshme dhe duhet trajtuar zellshëm?

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) është agjenci e pavarur, përgjegjëse për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit Nr. 06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike dhe Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me qëllim që të mbrohen të drejtat dhe liritë themelore të personave fzikë, në lidhje me përpunimin e të dhënave personale, si dhe garantimin e qasjes në dokumente publike.

Agjencia vepron me pavarësi të plotë në përmbushjen e detyrave dhe ushtrimin e kompetencave, në pajtim me këtë ligj dhe i përgjigjet Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në përmbushje të detyrave të saj dhe ushtrim të kompetencave të saj, vepron e lirë nga ndikimi i jashtëm, i drejtpërdrejtë ose jo, dhe nuk kërkon apo merr udhëzime nga askush.

Nuk dihet nëse deputetët e pozitës do ta anulojnë konkursin pas reagimit të OSHC-së, por ajo që dihet se nëse ky konkurs nuk anulohet atëherë do të kemi në krye të Agjencisë për Informim dhe Privatësi një person jo legjitim./Periskopi/

Deputetët e pushtetit i dhanë pikë pa meritë Enver Bujarit, që britanikët më parë as nuk e kalonin

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?