U.D. i kryeshefit të Postës përfshihet në konflikt fizik, ndërhyn Policia e Kosovës

Duket se një mosmarrëveshje ka ndodhur sot në Postën e Kosovën pas së cilës ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovës. I përfshirë në këtë konflikt fizik ka qenë edhe u.d. i kryeshefit të Postës, Rafet Jashari. Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës. “Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një mosmarrveshje në ndërtesën e […]
I përfshirë në këtë konflikt fizik ka qenë edhe u.d. i kryeshefit të Postës, Rafet Jashari.
Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës.
“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një mosmarrveshje në ndërtesën e Postës të Kosovës, në Prishtinë.
Lidhur me këtë ngjarje, janë duke u intervistuar palët e përfshira dhe në koordinim me prokurorin e shtetit do të ndërmerren veprimet e nevojshme policore”, ka thënë ajo për Express.
Pas shkarkimit të Xhevdet Smakiqit, Rafet Jashari do të jetë ushtrues i detyrës së kryeshefit të Postës së Kosovës.












