Trump në rrezik të madh financiar e politik: Kompania e tij afër përballjes me akuza kriminale

Ish presidenti amerikan Donald Trump mund të përballet me një gjunjëzim financiar e politik pasi që prokurorët shtetëror po konsiderojnë draftimin e akuzave kriminale ndaj biznesit të tij familjar për këtë javë. Prokurorët në New York shumë shpejt mund të padisin Organizatën Trump për taksat e përfitimeve marramendëse që iu dha drejtuesve më të lartë […]
Prokurorët në New York shumë shpejt mund të padisin Organizatën Trump për taksat e përfitimeve marramendëse që iu dha drejtuesve më të lartë ekzekutivë, raporton Guardian, përkthen Periskopi.
Presidenti i 45 i ShBA-ve nuk pritet të paditet personalisht por drama legale mund të bankrotojë kompaninë e tij duke dëmtuar lidhjet e tij me bankat dhe partnerët e tjerë biznesorë, duke e pamundësuar potencialisht edhe një rikthim të tij në politikë.
Ron Fischetti, avokat në Organizatën Trump, mbajti një takim virtual me prokurorët të enjten për diku 90 minuta në përpjekje për t’i dekurajuar që të ndërmarrin këtë hap.
“Akuzat janë absolutisht të tmerrshme dhe të paprecedent, nëse me të vërtetë draftohen,” tha ai.
Presidenti Trump, i mundur nga Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit, për kohë të gjatë ka kërkuar që rasti ndaj tij të mbyllet duke e quajtur “gjueti shtrigash” derisa mbetet ende aktiv politikisht.
Ai u rikthe në fushatat zgjedhore të shtunën, dhe pritet të përfshirhet edhe në zgjedhjet e mes-mandatit të vitit 2022 derisa ka thënë se do të garojë sërish për president në vitin 2024. /Periskopi












