Tensione me NATO-n: Rusia nxjerr dhëmbët me ‘përbindëshin bërthamor’

Tensione me NATO-n: Rusia nxjerr dhëmbët me ‘përbindëshin bërthamor’

Rusia nxori për herë të parë në det përbindëshin e saj atomik, nëndetësen e re të pajisur me armë bërthamore që me një goditje, mund të shkatërrojë aeroplanmbajtëse apo qytete të tëra. “604 Belgorod” konsiderohet nëndetësja më e madhe e ndërtuar në 30 vitet e fundit. Me një gjatësi prej 184 metrash, ajo është e […]

Rusia nxori për herë të parë në det përbindëshin e saj atomik, nëndetësen e re të pajisur me armë bërthamore që me një goditje, mund të shkatërrojë aeroplanmbajtëse apo qytete të tëra.

“604 Belgorod” konsiderohet nëndetësja më e madhe e ndërtuar në 30 vitet e fundit. Me një gjatësi prej 184 metrash, ajo është e armatosur me 6 silurë ndërkontinental Poseidon, e mund të veprojë dhe si anije-mëmë për nëndetëse më të vogla.

Silurët mund të mbajnë koka bërthamore dhe kanë rreze të pakufizuar veprimi. Ata vetë janë 24 metra dhe po shpërthyen në ujë, shkaktojnë një tsunami radioaktiv që do të kërcënonte qytetet bregdetare me dallge gjigande.

Me një shpejtësi prej 70 nyjesh detare, e aftë të mbërrijë thellësinë 1000 metra, asnjë nga armët ekzistuese nuk i kundërvihet dot kësaj nëndetëseje, thonë ekspertët.

Belgorodi është planifikuar po ashtu të kthehet në elementin qendror për sulme të mundshme klandestine ruse kundër kabllove të nënujshme perëndimore të internetit.

Ajo mund të transportojë mini-nëndetëse të pajisura me krahë robotike që do ta dëmtonin apo edhe prisnin krejtësisht një kabllo të tillë. Marina ruse e ka testuar prej disa ditësh Belgorodin në Detin e Bardhë. Përurimi i tij erdhi vetëm pak pas incidentit me destrojerin britanik në Detin e Zi, dhe stërvitjes masive ushtarake ndërkombëtare në zonë, që u konsiderua si provokim nga ana e Moskës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?