Tejkaloi në vijë të plotë, policia e gjobit me 150 euro dhe tre muaj pa leje

Xhirimet e tejkalimeve në vijë të plotë dhe publikimi i tyre në media kanë bërë që të mobilizohet edhe policia. Sipas një njoftimi, Policia e Kosovës me qëllim të parandalimit të aksidenteve është duke realizuar një numër të madhe të aktiviteteve, duke ngritur pika kontrolli me radarë dhe duke e mbikëqyrur rrjedhën e komunikacionit përmes […]
Xhirimet e tejkalimeve në vijë të plotë dhe publikimi i tyre në media kanë bërë që të mobilizohet edhe policia.
Sipas një njoftimi, Policia e Kosovës me qëllim të parandalimit të aksidenteve është duke realizuar një numër të madhe të aktiviteteve, duke ngritur pika kontrolli me radarë dhe duke e mbikëqyrur rrjedhën e komunikacionit përmes pajisjeve elektronike me dronë.
Ky aktivitet tani po ndihmohet në masë te madhe edhe nga qytetarët të cilët po dërgojnë fotografi përmes aplikacionit “Lajmëro policinë” dhe duke i postuar në rrjetet sociale.
Si rezultat sot u dënua një qytetar i Dragashit që rrezikoi komunikacionin duke tejkaluar në vijë të plotë pasi një qytetar kishte dërguar fotografinë në këtë aplikacion.
Ngasësit i është shqiptuar tiketa e trafikut në vlerë 150 euro, si dhe janë marrë masat mbrojtëse 2 pikë negative dhe ndalimi i patentë shoferit në afat prej 3 muaj.
“Policia rajonale në Prizren falënderon qytetarët të cilët po kontribuojnë në parandalimin dhe raportimin e kundërvajtjeve të cilat shpesh po rezultojnë me aksidente fatale. Andaj së bashku mund te kontribojme në mbrojtje të jetës se qytetarëve dhe te ruajmë rregullin në komunikacion rrugor”.













