Tash e 104 ditë, Prokuroria vazhdon ta “shqyrtojë” kallëzimin penal ndaj Shpejtim Bulliqit

Njeriu më i pushtetshëm në Podujevë, Shpejtim Bulliqi, ishte akuzuar se kishte sulmuar fizikisht një qytetar të kësaj komune që ndodhej në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare [QKMF] me nënën e tij. Por, edhe pse Policia e Kosovës kishte bërë kallëzim penal, Prokuroria vazhdon “shqyrtimin e lëndës”. “Ju njoftojmë se Policia për këtë incident ka […]
“Ju njoftojmë se Policia për këtë incident ka iniciuar rastin, Lëndim i lehte Trupor dhe ne koordinim me Prokurorin e shtetit, ka kryer veprimet hetimore. Rasti është proceduar në Prokurori me datën 24.02.2021 me kallëzim penal, për çdo informatë shtese ju lusim t’i drejtoheni Prokurorisë Themelore ne Prishtinë” është thënë shkurt në përgjigjen e policisë” thotë policia.
Por, prej 24 shkurtit e deri më sot [8 qershor 2021] kanë kaluar 104 ditë.
Prokuroria Themelore e Prishtinës nuk ka dhënë detaje për lëndën që e kanë pranuar tash e sa kohë.
Në një përgjigje të shkurtër për portalin KOHA prokuroria ka konfirmuar se prokurori i çështjes ka ndërmarrë veprime procedurale por pa veprime të tjera.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Përgjithshëm, më 24.02.2021, ka pranuar kallëzim penal nga Policia e Kosovës, në drejtim të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”, nga neni 185 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i çështjes ka ndërmarrë veprime procedurale në pajtim me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, lidhur me këtë rast” është thënë në përgjigjen e Prokurorisë.












