Takimi Biden – Putin: Shikoni se si duket Gjeneva sot

Dailymail ka publikuar fotografi që i përcjell Periskopi – se si duket Gjeneva sot, para takimit mes presidentit amerikan Joe Biden dhe atij rus, Vladimir Putin. Nuk pritet të jetë një takim tejet miqësor kur presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, të përballen sot me njëri-tjetrin. Takimi […]
Dailymail ka publikuar fotografi që i përcjell Periskopi – se si duket Gjeneva sot, para takimit mes presidentit amerikan Joe Biden dhe atij rus, Vladimir Putin.
Nuk pritet të jetë një takim tejet miqësor kur presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, të përballen sot me njëri-tjetrin.
Takimi i tyre i fundit u zhvillua dhjetë vjet më parë, kur Biden ishte nënpresident dhe Putin kryeministër.
Atëbotë, dy palët u shfaqën optimiste për përmirësimin e lidhjeve.
“Lajm shumë i mirë është se presidenti [amerikan, Barack Obama] dhe unë pajtohemi 100 për qind për nevojën që të vazhdojmë të ndërtojmë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë”, tha Biden një dekadë më parë.
Putin u përgjigj, duke thënë se “do të ishte një hap historik” nëse Rusia dhe SHBA-ja vendosin regjimin e lëvizjes pa viza.














