Tahiri: Mazhoranca i ka zënë zyrat qeveritare dhe nuk e dinë se për çfarë janë aty

Tahiri: Mazhoranca i ka zënë zyrat qeveritare dhe nuk e dinë se për çfarë janë aty

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ableard Tahiri e ka quajtur të papërgjegjshme mazhorancë për shkak të dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit. Tahiri para mediave tha se për herë të dytë po dështon mbledhja e Kryesisë përshkak të mungesës së përfaqësuesve të pushtetit. “Kjo është mbledhja e dytë e […]

Tahiri para mediave tha se për herë të dytë po dështon mbledhja e Kryesisë përshkak të mungesës së përfaqësuesve të pushtetit.

“Kjo është mbledhja e dytë e kryesisë që dështon radhazi në mungesë të kuorumit. Kjo tregon qartë se Republika e Kosovës dhe Kuvendi i Kosovës po udhëhiqet nga një mazhorancë e papërgjegjshme, pasi që edhe në mbledhjen e kaluar por edhe në këtë mbledhje opozita ishte prezentë. Mirëpo nuk ishin përfaqësuesit e pushtetit, në këtë rast nënkryetarja nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partnerët e tyre që vijnë nga komuniteti jo shumicë. Pra këtu shihet qartë se ka një mosgatishmëri, mos vullnet dhe padituri të madhe në udhëheqjen e institucioneve të Republikës së Kosovës. Jemi në një situatë kur Kosova ka shumë nevoja. Ka nevoja për angazhim të parlamentit në ekonomi, sundim të ligjit, në arsim pra në të gjitha fushat që prekin jetën e qytetarëve të Kosovës mirëpo mazhoranca është shumë e papërgjegjshme pavarësisht asaj që qytetarët e Kosovës i kanë besuar mbi 50 për qind kësaj mazhorance”, deklaroi Tahiri, transmeton kp.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës që ishte paraparë të mbahet sot dështoi për shkak të mungesës së kuorumit. Në mbledhje nuk ishte nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujveci, nënkryetari i Listës Serbe dhe nënkryetari i grupit multietnik.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca para gazetarëve tha se do të ngrisin përgjegjësinë e pjesëmarrjes në mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Ai theksoi se grupet parlamentare duhet të jenë të vëmendshëm për domosdoshmërinë që të marrin pjesë në mbledhje.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?