Tahiri-Kurtit: Mos dezerto, nuk është luks me qenë kryeministër

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri deklaroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dje (e enjte) i pati në dorë të gjitha instrumentet shtetërore për të penguar meshën në Kishën Ortodokse në kampusin universitar të Prishtinës por nuk e bëri atë. Ai madje fitoren e Kurtit në zgjedhjet e […]
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri deklaroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dje (e enjte) i pati në dorë të gjitha instrumentet shtetërore për të penguar meshën në Kishën Ortodokse në kampusin universitar të Prishtinës por nuk e bëri atë.
Ai madje fitoren e Kurtit në zgjedhjet e fundit e ka quajtur si aksident elektoral.
“Përderisa vetë kishte kërkuar edhe që në vazhdimësi të mos lejohej edhe nga vetë aktivistët e tij dje i patë të gjitha instrumentet në dorë edhe Policinë edhe ushtrinë edhe Inspektoratin gjitha i patë me ndalua një gjë të tillë dhe nuk e bëri pse duhet me ndryshua kaq shumë pozicioni i Albin Kurtit, prej të qenurit në opozitë në të qenit kryeministër janë këto temat që i ka ngritur në vazhdimësi dhe kauzat që e kanë bërë me fitua 50 përqind. Fatkeqësisht çdo ditë po na e dëshmon se ky është një aksident elektoral pra fitorja e tij është aksident elektoral. Ky nuk është një lider por një frikacak, fatkeqësisht dhe e shohim që shumë shpejt në këtë qasje zotëri kryeministri do dezertoj edhe kësaj here”, tha ai.
“Sot çka presim nga kryeministri është prezantimi e një agjende për dialogun, temat që i propozon Kosova ato janë pritjet tona për kryeministrin mos abstenoni, mos dezerto prej përgjegjësisë shtetërore pra nuk është luks me qenë kryeministër nuk është vetëm privilegj me udhëheqë Kosovën por është edhe përgjegjësi jashtëzakonisht e madhe”, tha Tahiri.












