Sulmi terrrorist që la 51 myslimanë të vdekur: Jep dorëheqje producentja e filmit të turpshëm për ngjarjen

Sulmi terrrorist që la 51 myslimanë të vdekur: Jep dorëheqje producentja e filmit të turpshëm për ngjarjen

Një producente për një film Hollywoodi që paraqiste reagimin e kryeministres Jacinda Ardern ndaj sulmeve terroriste të Christchurch-it ka dhënë dorëheqje nga projekti pas kritikave se po margjinalizoheshin viktimat myslimane. Premisa e filmit, “They Are Us” [Ata janë Ne], po ashtu është kritikuar për kryepersonazhen e zgjedhur: kryeministren e Zelandës së Re Jacinda Ardern. Ardern […]

Premisa e filmit, “They Are Us” [Ata janë Ne], po ashtu është kritikuar për kryepersonazhen e zgjedhur: kryeministren e Zelandës së Re Jacinda Ardern.

Ardern tha të dielen se ndjente që “ishte shumë herët” për Zelandën e re që të shihte një film të tillë dhe se ajo nuk ishte fokusi i përshtatshëm për një film rreth sulmeve në xhami më 2019.

“Ka shumë rrëfime për 15 marsin që mund të tregohen, por nuk e konsideroj timen të jetë një prej tyre,” – tha ajo.

Filmi u njoftua nga Hollywood Reporter të premten.

Menjëherë nisën sulmet ndaj saj që po e vinte në qendër lidershipin e një gruaje të bardhë nën kurrizimin e vrasjes masive të 51 myslimanëve nga një supremacist i bardhë.

Shumë myslimanë zelandezë kanë kritikuar këtë veprim si “shfrytëzues”, “të pandejshëm” dhe “të turpshëm”.

Një peticion për ndalimin e prodhimit të këtij filmi mblodhi mbi 60 mijë nënshkrime gjatë tre ditëve të kaluara.

Gjatë ditës së sotme, producentja Philippa Campbell njoftoi që po jepte dorëheqje nga filmi i propozuar. /Periskopi

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya