Sulme ajrore? Gjenerali amerikan ka dy fjalë për Talibanët pas fitoreve në Afganistan

Sulme ajrore? Gjenerali amerikan ka dy fjalë për Talibanët pas fitoreve në Afganistan

Komandanti i Shteteve të Bashkuara në Afganistan, Austin Miller, nuk ka përjashtuar mundësinë e sulmeve ajrore kundër talibanëve, nëse kryengritësit e vazhdojnë fushatën e tyre për të pushtuar territorin, në shtetin e shkatërruar nga lufta. Talibanët kanë marrë kontrollin e dhjetëra distrikteve nga forcat qeveritare në javët e fundit, duke ngritur shqetësimet se Qeveria e […]

Talibanët kanë marrë kontrollin e dhjetëra distrikteve nga forcat qeveritare në javët e fundit, duke ngritur shqetësimet se Qeveria e përkrahur nga Perëndimi dhe forcat e sigurisë, mund të dëmtohen rëndë, pasi forcat ndërkombëtare, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, të përfundojnë procesin e tërheqjes më 11 shtator.

Gjenerali amerikan Austin Miller, ka thënë në një konferencë për media në Kabul, se ka informuar talibanët që sulmet ajrore janë të lidhura me veprimet e grupit militant.

“Mënyra për e mirë për të parandaluar sulmet ajrore amerikane – siç u kam thënë talibanëve – është që të ndalen operacionet dhe sulmet ajrore, teksa ne largohemi. Unë ende kam autoritetet për të mbështetur dhe mbrojtur forcat afgane të sigurisë, ashtu sikurse forcat tona”, ka thënë Miller.

Komentet e tij kanë nxitur paralajmërim nga talibanët, pasi zëdhënësi i tyre Zabiullah Mujahid, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se, forcat amerikane “nuk kanë të drejtë të bombardojnë Afganistanin, pas muajit maj”.

Ai i është referuar 1 majit, afat të caktuar nga administrata e kaluar amerikane, për të larguar forcat amerikane nga Afganistani.

“Nëse ata bombardojnë, ne do të përballemi me pasoja të rrezikshme. Më pas ata do të jenë përgjegjës për nisje të luftës”, ka thënë Mujahid.

Shkalla e luftimeve është rritur në gjithë Afganistanin, prej muajit maj, kur ushtria amerikane ka nisur tërheqjen e trupave të saj.

Pentagoni vlerëson se talibanët tani kontrollojnë 81 nga 419 qendrat e distrikteve shtetërore.

Forcat afgane të sigurisë kanë nisur ofensiva për të fituar kontrollin e zonave, që kontrollojnë tani talibanët.

Forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë rrëzuar talibanët nga pushteti në tetor të vitit 2001.

Talibanët kanë qenë duke strehuar atëbotë Osama Bin Laden dhe figura tjera të Al-Kaidës, të lidhura me sulmet e 11 shtatorit të po atij viti në Shtetet e Bashkaura.

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se tërheqja amerikane tani është e arsyeshme, pasi forcat amerikane janë siguruar që Afganistani nuk do të bëhet më bazë për xhihadistë të huaj që të kryejnë komplote kundër Perëndimit. /REL

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?