Suedia në kaos politik: Kryeministri humb mocionin e mos-besimit

Parlamenti i Suedisë ka mbështetur një mocion mos-besimi ndaj kryeministrin Stefan Lofven – duke e bërë atë të parin kryeministër të rrëzuar nga opozita. Mocioni, që u thirr nga demokratët nacionalistë një vit para zgjedhjeve të përgjithshme, e zhyt Suedinë në pasiguri politike katër vjet pas zgjedhjeve të fundit. Ishte ish partia e majtë komuniste […]
Mocioni, që u thirr nga demokratët nacionalistë një vit para zgjedhjeve të përgjithshme, e zhyt Suedinë në pasiguri politike katër vjet pas zgjedhjeve të fundit.
Ishte ish partia e majtë komuniste ajo që e tërhoqi mbështetjen për koalicionin qeveritar pas planeve të saj për të ulur kontrollet e qirasë në banesat e reja, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.
Partia e majtë fajësoi kryeministrin për krizën.
Tre skenarë tash janë të mundshëm: kryeministri të japë dorëheqje, duke e lënë kryekuvendarin me detyrën që të gjejë shumicën e re; të thirren zgjedhje të parakohshme ose të arrihet kompromis politik që do t’i mundësonte qeverisë të rrinte në pushtet si ushtruese e detyrës. /Periskopi












