Spanja falë 12 liderët katalanas që organizuan referendumin famëkeq: Protesta masive në Madrid

Dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar në Madrid të Spanjës kundër planeve kontroverse për të falur separatistët e burgosur katalanas. Liderët e partive të djathta spanjolle u janë bashkuar demonstratave kundër faljes së dënimeve për 12 separatistët që ishin prapa pavarësisë së dështuar në vitin 2017. Protestuesit akuzojnë qeverinë socialiste spanjolle se po e përdor këtë […]
Liderët e partive të djathta spanjolle u janë bashkuar demonstratave kundër faljes së dënimeve për 12 separatistët që ishin prapa pavarësisë së dështuar në vitin 2017.
Protestuesit akuzojnë qeverinë socialiste spanjolle se po e përdor këtë plan për të rritur mbështetjen politike, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Por qeveria po thotë se faljet do të ndihmojnë në uljen e tensioneve në Kataloni.
Përpjekja e rajonit gjysmë-autonom për pavarësi zhyti Spanjën në krizën më të madhe politike në 40 vjet.
Nëntë liderë katalas ishin shpallur fajtor për rebelim, të lidhur me rolin e tyre në një referendum ilegal për pavarësi. Tre të tjerë u shpallën fajtor për mosbindje.
Demonstruesit i shohin këto falje si kërcënim për unitetin kombëtar të vendit.
Por kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka mbrojtur vendimin si një formë për të bashkuar më shumë katalanasit me spanjollët.
Kujtojmë që Spanja nuk e njeh Pavarësinë e Republikës së Kosovës pikërisht për shkak të problemit të saj me rajonin e pasur të Katalonisë./Periskopi












