Sondazhi: Rritet numri i serbëve që beson Serbia mund ta marrë Kosovën

46 për qind e qytetarëve serbë besojnë se Kosova nuk është e humbur sipas një hulumtimi të bërë nga Instituti për Çështje Evropiane. 39 për qind prej tyre besojnë se Kosova është e humbur derisa 15 për qind nuk kanë mendim. Hulumtimi me titull “Qëndrimet e qytetarëve serbë për Kosovën” tregon se ka një ulje […]

39 për qind prej tyre besojnë se Kosova është e humbur derisa 15 për qind nuk kanë mendim.

Hulumtimi me titull “Qëndrimet e qytetarëve serbë për Kosovën” tregon se ka një ulje të besimit që Kosova ka humbur në krahasim me sondazhet e mëparshme, shkruan B92, përkthen Periskopi.

Vetëm 26% e qytetarëve serbë besojnë se qeveria aktuale serbe do ta njohë Kosovën ndërsa 52 për qind e besojnë të kundërtën.

75 për qind e qytetarëve serbë nuk do ta pranin pavarësinë e Kosovës madje as nëse i ofrohet Serbisë një hyrje më e shpejtë për në Bashkimin Evropian [BE] ndërsa vetëm 13 për qind e mbështesin dhe 12 të tjerë janë të pavendosur.

Gati gjysma e serbëve [45%] besojnë se nuk është e mundur që Serbia ta marrë sovranitetin e plotë mbi Kosovën por një shifër e frikshme prej 38% besojnë se kjo është e mundur.

Kujtojmë që nesër në mëngjes presidenti serb Aleksandër Vuçiq do të takohet në Bruksel me kryeministrin kosovar Albin Kurtin. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?