Skena kaotike në dhomën ku u takuan Putin me Biden mes gazetarëve amerikanë dhe rusë

Samiti i presidentit amerikan Joe Biden me rusin Vladimir Putin filloi me disa minuta të shtyrjeve dhe bërtimave mes gazetarëve amerikanë dhe gazetarëve dhe forcave të sigurisë ruse. Organizatorët e samitit në Gjenevë hapën dhomën e takimit për gazetarët që të filmonin para se të niste takimi. Sidoqoftë, forcat e sigurisë ruse dhe amerikane fillimisht […]
Organizatorët e samitit në Gjenevë hapën dhomën e takimit për gazetarët që të filmonin para se të niste takimi.
Sidoqoftë, forcat e sigurisë ruse dhe amerikane fillimisht bllokuan gazetarët që të hynin në dhomë, shkruan AP, përkthen periskopi.
Skena më pas rrëshqiti në minuta të tërë kaosi brenda dhomës së takimit.
Gazetarët amerikanë thanë që sigurimi rus dhe gazetarët e tyre i kapën ata për krahësh dhe rrobash duke provuar që t’i mbanin jashtë. Një gazetar amerikan raportohet se është rrëzuar përtokë.
Para se skena të qetësohej, dikush në turmë bërtiti se ishte përplasur në përleshjen. /Periskopi












