Si ndodhi përplasja me Kurtin, sipas versionit të Vuçiqit?

Aleksandër Vuçiq ka folur pas takimit trilateral në Bruksel mes tij, kryeministrit Kurti, Lajçakut dhe Borrellit. Vuçiq ka thënë se ai është përplasur me Kurtin në takim, pasiqë ‘Serbia dëshironte të fliste për personat e pagjetur e Kurti fliste për Gebelsin”. “Kurti më pyeti se kur do ta njohim Kosovën, unë iu përgjigja: kurrë; pastaj […]
Aleksandër Vuçiq ka folur pas takimit trilateral në Bruksel mes tij, kryeministrit Kurti, Lajçakut dhe Borrellit.
Vuçiq ka thënë se ai është përplasur me Kurtin në takim, pasiqë ‘Serbia dëshironte të fliste për personat e pagjetur e Kurti fliste për Gebelsin”.
“Kurti më pyeti se kur do ta njohim Kosovën, unë iu përgjigja: kurrë; pastaj ai shpërtheu”, ka thënë Vuçiq, përcjell Periskopi.
Ai gjithashtu ka thënë se Kurti ka shkuar në Bruksel për t’i dhënë fund dialogut.
“Kjo u kuptua edhe nga Borrell dhe Lajçak. Unë kam pyetur që të bëjmë gërmime në nëntë lokacione ku mendojmë se ka trupa të serbëve. Ata thanë se Vellko Odalloviq nuk duhet të jetë kryetar i Komisionit në anën tonë. Ai (Kurti) fliste për Gebellsin (ministrin e propagandës së Hitlerit, shpjegimi ynë)”, tha Vuçiq.
“Ne do të flasim për serbët në Kosovë sepse unë jam shumë i frikësuar pasiqë ata kanë përpara një të ardhme shumë të pasigurt dhe jam i vetëdijshëm se me çfarë papërgjegjësie do të përballemi”, ka thënë Vuçiqi, përcjell Periskopi.
“Njerëz, nuk do të marr pjesë më në takime të tilla. Kjo nuk ka të bëj fare me realitetin”, ka thënë ai./Periskopi/












