Shtohen fluturimet ditore në Evropë, pasi rritet numri i të vaksinuarve kundër COVID-19

Fluturimet ditore janë shtuar në Evropë më shumë, pasi janë rritur më shumë numrat e vaksinimeve. Kjo u bë e ditur nga raporti i fluturimeve që është përgatitur nga Organizata Evropiane për Sigurinë e Fluturimit Ajror (EUROCONTROL). Sipas të dhënave të fluturimeve të javës së kaluar, numri i fluturimeve ditore në Spanjë u rrit për […]
Kjo u bë e ditur nga raporti i fluturimeve që është përgatitur nga Organizata Evropiane për Sigurinë e Fluturimit Ajror (EUROCONTROL).
Sipas të dhënave të fluturimeve të javës së kaluar, numri i fluturimeve ditore në Spanjë u rrit për 32 përqind me 2,182 fluturime, në Itali për 39 përqind me 1,651 fluturime , shkruan NTV.
Ndërsa, Greqia kishte 833 fluturime me një rritje prej 49 përqind dhe Gjermania 2,518 fluturime me një rritje prej 19 përqind.












