Shtëpia luksoze në Taslixhe: Kurti deklaron në Anti-Korrupsion sa po i paguan qera

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, del se është një person mjaft i mirë në negociatat që bën për punë private. Në Agjencinë Anti-Korrupsion, kryeministri Kurti ka deklaruar se do të paguajë 250 euro në muaj për 3 vjet te personi me emrin B.Z. për qiranë e shtëpisë në Lagjen Taslixhe. Shtëpia e tij […]
Në Agjencinë Anti-Korrupsion, kryeministri Kurti ka deklaruar se do të paguajë 250 euro në muaj për 3 vjet te personi me emrin B.Z. për qiranë e shtëpisë në Lagjen Taslixhe.
Shtëpia e tij u raportua se ishte deri në 500 metra katrorë e madhe, por që kishte pasur edhe raprotime se ishte 300.
Kjo shtëpi ndodhet në lagjen Taslixhe, më luksozen në Prishtinë.
E çmimi i qerave për banesa e shtëpi në Prishtinë është mjaft i lartë. Është shumë e vështirë që dikush të gjejë banesë edhe me 100 metra katrorë për më poshtë se 500 euro, përcjell Periskopi.
Kurti ka deklaruar edhe apartmentin në Norvegji të gruas së tij. /Periskopi












