Shpallen të pafajshëm dy zyrtarët policorë që akuzoheshin për korrupsion

Shpallen të pafajshëm dy zyrtarët policorë që akuzoheshin për korrupsion

Gjykata Themelore në Mitrovicë, të mërkurën ka shpallur aktgjykim lirues ndaj dy zyrtarëve policorë të akuzuar për korrupsion, Nebojsha Vukojeviq dhe Sreqko Janiqijeviq.   Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi Bekim Veliqi, nuk ka prova që vërtetojnë se të akuzuarit e kanë kryer veprën penale, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, me të cilën ngarkoheshin […]

Gjykata Themelore në Mitrovicë, të mërkurën ka shpallur aktgjykim lirues ndaj dy zyrtarëve policorë të akuzuar për korrupsion, Nebojsha Vukojeviq dhe Sreqko Janiqijeviq.

 

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi Bekim Veliqi, nuk ka prova që vërtetojnë se të akuzuarit e kanë kryer veprën penale, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, me të cilën ngarkoheshin nga prokuroria.

“Gjykata ka vlerësuar se nuk ka prova, prandaj edhe ka marrë aktgjykim lirues”, ka thënë gjykatësi Veliqi.

Gjykatësi bëri të ditur se shpenzimet procedurale për këtë rast bien në barrë të gjykatës. Palën e dëmtuar, gjykatësi Veliqi e udhëzoi në kontest civil për realizimin e kërkesës pasurore-juridike.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, më 25 janar 2019 kishte ngritur aktakuzë ndaj Nebojsha Vukojeviq dhe Sreqko Janiqijeviq, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktakuzës, më 3 korrik 2016, i dëmtuari Jugosllav Andrik, së bashku me dy dëshmitarët Radisha Llazoviq dhe Sllobodan Pandriq kishin shkuar në fshatin Drenov, Komuna e Leshakut, për të blerë dru nga personi Vladan.

Në ndërkohë aty kishte ardhur dëshmitari Dejan Veljkoviq, me automjetin e tij, i cili kishte kërkuar nga i dëmtuari Jugoslav Andrik, para në shumën prej 400 euro, për drutë të cilat ia kishte shitur para një viti, derisa i dëmtuari i ishte përgjigjur se drutë atëherë ia kishin konfiskuar policia, pasi nuk kishin qenë të vulosura.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Dejan Veljkoviq kishte filluar ta kërcënonte të dëmtuarin Jugosllav Andrik, se do ta thërret një person që do t`ia djegë kamionin nëse nuk ia jep paratë, ose do ta thërret vëllain e tij polic, për t`i marrë paratë.

Pastaj, siç thuhet në aktakuzë, Veljkoviq kishte thirrur në telefon policinë.

Pas kësaj, vazhdon aktakuza, zyrtari policor, i akuzuari Nebojsha Vukojeviq, me ndihmën edhe të akuzuarit tjetër, Sreqko Janicijeviq, e kishin kapur për dore të dëmtuarin Jugosllav Andrik, i cili kishte qenë në kamion dhe e kishin tërhequr të dëmtuarin deri te automjeti i policisë.

Të njëjtin, të akuzuarit e kishin detyruar që t`ia jep paratë dëshmitarit Veljkoviq, ose do ta dërgojnë në gjykatë në Vushtrri ose nuk do ta lëshojnë nga vendi ku ishte.

Siç thuhet në aktakuzë, i dëmtuari nën presionin e policisë, i kishte nxjerr nga xhepi paratë në shumë prej 360 euro dhe ia kishte dhënë Veljkoviqit, me ç`rasti ky i fundit i kishte thënë policisë “lirojeni tani Jugosllavin”.

Me këtë, Vukojeviq dhe Janiqjijeviq, akuzoheshin se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?