Shkarkohet drejtori i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës

Shkarkohet drejtori i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës

Nazim Sahiti, është shkarkuar nga pozita e drejtorit të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës. Sipas Telegrafit në vend të tij është caktuar Musli Salihu. Sahiti ishte largur edhe me herët nga kjo pozitë por me vendim të gjykatë ishte kthyer përsëri si në postin që e kishte drejtuar deri me […]

Nazim Sahiti, është shkarkuar nga pozita e drejtorit të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës.

Sipas Telegrafit në vend të tij është caktuar Musli Salihu.

Sahiti ishte largur edhe me herët nga kjo pozitë por me vendim të gjykatë ishte kthyer përsëri si në postin që e kishte drejtuar deri me tani.

Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pathemeltë ankesën e ushtruar nga ana e Policisë së Kosovës, në rastin ku kjo e fundit kishte kërkuar anulimin e aktgjykimit të shkallës së parë me të cilin ishte aprovuar padia e ish-shefit të Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, Nazim Sahiti.

Kësisoj, Apeli e ka lënë në fuqi vendimin e Gjykata Themelores në Prishtinë të marrë më 25 mars 2019, me të cilin ishte anuluar vendimi për risistemimin e Sahitit nga ana e Policisë së Kosovës.

Sahiti, përmes padisë së ushtruar më 7 dhjetor 2018, kishte kërkuar nga gjykata anulimin e vendimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, me të cilin ai ishte larguar nga pozita e drejtorit të Drejtorisë së Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës.

Duke aprovuar padinë e Sahitit, Gjykata Themelore në Prishtinë, e kishte anuluar vendimin e Policisë së Kosovës për sistemimin e Sahitit nga pozita e Drejtorit të Krimeve Ekonomike në Zyrtarë për Kontroll të Kualitetit në Departamentin për Kufij. Themelorja e kishte obliguar Policinë e Kosovës që Sahitin ta kthej në pozitën e mëparshme.

Gjithashtu, Themelorja e kishte obliguar të paditurën që Sahitit t’ia paguajë diferencën e pagës dhe të gjitha benefitet tjera ligjore në shumë prej 761.80 euro.

Kundër aktgjykimit të Themelores, ankesë në Apel kishte ushtruar Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës e cila i kishte propozuar Apelit që lëndën ta kthej në rivendosje apo që të merr vendim me të cilin do ta refuzonte në tërësi padinë e Sahitit.

Duke vendosur lidhur me këtë ankesë, kolegji i Apelit në përbërje nga gjyqtarët, Enes Mehmeti, Frosina Sylejmani dhe Nehat Idrizi, kanë vendosur që të refuzojnë ankesën kurse aktgjykimin e Themelores ta vërtetojnë.

Sipas Apelit, vlerësimi dhe qëndrimi juridik i gjykatës së shkallës së parë lidhur me këtë çështje është i drejtë dhe i ligjshëm pasi aktgjykimi nuk është i përfshirë me shkelje thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore.

Po ashtu, sipas Apelit edhe e drejta materiale në këtë rast është zbatuar në mënyrë të drejtë.

Sipas Apelit, aktgjykimi i atakuar është në korrelacion me përcaktimet rregullative të parapara me Udhëzimin Administrativ të Policisë së Kosovës, me numër 04/2017.

Në vendimin e gjykatës së shkallës së dytë thuhet se me rastin e risistemimit në punë të Sahitit kishte pasur tejkalim të së drejtës diskrecionale të eprorit të Sahitit, pasi sipas Apelit, veprimi i tillë nuk është ndërmarrë në frymën e rregullativës që ka paraparë UA 04/2017, për marrëdhënien të punës në Policinë e Kosovës, ngase në raste të tillë duhet të plotësojnë apo ekzistojnë kushte për të mundësuar risisteminin e të punësuarve.
Gjithashtu, Apeli ka refuzuar si të pabazuar edhe ankesën për sa i përket të detyrimeve financiare ndaj Sahitit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?