Serbia blen nga Kina sistemin tmerrues raketor FK-3, i vjen në fund të vitit

Serbia duket se po rrit kapacitetet ushtarake pasi tashmë ka marrë edhe sistemin raketor FK-3 të rrezes së mesme nga Kina. Ky sistem raketor është konstruktuar sipas modelit rus S-300, dhe do t’i dorëzohet ushtrisë serbe deri në fund të vitit, ka mësuar Novosti, përcjell Periskopi. Mediat serbe e përshkruajnë ardhjen e këtij sistemi raketor […]
Ky sistem raketor është konstruktuar sipas modelit rus S-300, dhe do t’i dorëzohet ushtrisë serbe deri në fund të vitit, ka mësuar Novosti, përcjell Periskopi.
Mediat serbe e përshkruajnë ardhjen e këtij sistemi raketor si përforcimin më të madh që i bëhet forcave ushtarake serbe, që e bëjnë Serbinë të parën përdoruese të huaj të këtyre armëve.
Raketat kineze për mbrojtje ndaj sulmeve ajrore janë më të rëndësishmet që i jepen njësisë së forcave ajrore të këtij vendi.
Sidoqoftë, FK-3 nuk është i vetmi i blerë nga Kina dhe që pritet të dorëzohet brenda gjashtë muajsh.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, së fundi njoftoi arritjen e marrëveshjes teknike ushtarake.
“Shumë armë të reja do të arrijnë brenda gjashtë muajve të ardhshëm. Shumë gjëra po prokurohen, dhe shumë prej tyre tashmë i kemi paguar.
Por, në listën e armatimeve mësohet se do të vijnë edhe dronët luftarakë.
Bëhet fjalë për dronë që mund të mbajnë bomba deri në 500 kilogramë.
Kujtojmë që së fundi në takimin e Brukselit, kryeministri Kurti bëri propozimin që Serbia dhe Kosova të mos sulmonin njëra tjetrën ushtarakisht por që për fat të keq ky propozim u refuzua menjëherë. /Periskopi












