Serbi arrestohet në Prishtinë për mesazhe provokuese, një tjetri i gjendet një ID e EUROPOL-it

Policia në Prishtinë të martën ka arrestuar një shtetas të Serbisë, i cili përmes rrjeteve sociale ka postuar mesazhe provokuese. Rasti ka ndodhur mëngjesin e së martës, në rrugën “Tringë Smajli” në Prishtinë, ku i dyshuari po merrte pjesë në një garë me vetura. Një natë më parë, ai kishte postuar mesazhe provokuese në rrjetet […]

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së martës, në rrugën “Tringë Smajli” në Prishtinë, ku i dyshuari po merrte pjesë në një garë me vetura.

Një natë më parë, ai kishte postuar mesazhe provokuese në rrjetet sociale, duke publikuar foto nga Prishtina, ku kishte shkruar “Serbia, Kosovo i Metohija”.

Ndaj tij është iniciuar rasti “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se në stacion policor është shoqëruar një dëshmitar, po ashtu shtetas i Serbisë, të cilit i është gjetur dhe konfiskuar një ID e policisë së EUROPOL-it.

“Rr. Tringe Smajli, Prishtinë 29.06.2021 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, nën dyshimin e bazuar se i njëjti përmes rrjetit social ka kryer veprën në fjalë. Ndërsa një dëshmitar mashkull shtetas i Serbisë është shoqëruar në stacionin policor dhe nga ai është sekuestruar një ID e policisë së EUROPOL-it, deri në verifikimin e vërtetësisë së saj. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?