Sami Lushtaku: Do të doja që Ditën e Çlirimit ta prisja me Adem Jasharin e të tjerët

Sami Lushtaku: Do të doja që Ditën e Çlirimit ta prisja me Adem Jasharin e të tjerët

Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku është rrëfyer për Ditën e Çlirimit të Skenderajt, 21 vite më parë. Ai në emisionin “Frontal” në T7, tha se për të dhe për bashkëluftëtarët e tij, kjo ditë ka qenë mjaft emocionuese. Kjo pasi Lushtaku tha se nuk e kanë pritur asnjëherë se do ta përjetonin të gjallë Ditën […]

Ai në emisionin “Frontal” në T7, tha se për të dhe për bashkëluftëtarët e tij, kjo ditë ka qenë mjaft emocionuese.

Kjo pasi Lushtaku tha se nuk e kanë pritur asnjëherë se do ta përjetonin të gjallë Ditën e Çlirimit.

“Me të vërtetë ka qenë një ditë shumë emocionuese dhe e rëndë për bashkëluftëtarët, sepse asnjëherë nuk e kishim menduar se do ta kemi fatin qe do të përjetonin Ditën e Çlirimit. Ka qenë emocion shumë i madh”, ka thënë Lushtaku.

Ndër të tjera, Lushtaku deklaroi se gjatë kohës sa ai ishte ushtarë vdekjen e ka menduar me mijëra herë, por lirinë jo.

“Vdekjen e kam menduar 100 mijë herë por nuk e kam pritur asnjëherë se do ta përjetojë Ditën e Çlirimit. Unë e kam pasur fatin që të jem gjallë dhe t’i urojë bashkëluftëtarët e mi dhe gjithë qytetarët për Ditën e Çlirimit”, tha më tutje ai.

E, 21 vjetorin e çlirimit të Skenderajt, Lushtaku tha se do të donte që ta priste me Adem Jasharin, Ilaz Kodrën e bashkëluftëtarët e tjerë që ranë në luftë.

“Realisht dëshira më e madhe kish qenë me e prit me Adem Jasharin, Ilaz Kodrën dhe shumë bashkëluftëtar të tjerë. Ka qenë ëndërr e jona që ta sjellim lirinë. Ne e kemi besuar gjithmonë lirinë e Kosovës. Kemi besuar fuqishëm në UÇK”, deklaroi Lushtaku.

Lushtaku foli edhe për mbajtjen e ish-komandantëve të UÇK-së,  në paraburgim në Hagë.
“Vërtetë kjo Ditë e Çlirimit ka qenë hala me e lënduar pa bashkëluftëtarët e mi. Ata që kanë vdekur e dimë që kanë rënë për Kosovën. Por nuk e kemi besuar asnjëherë që bashkëluftëtarët e mi do të përballen me akuza për krime lufte”, tha më tutje Lushtaku.

Në ndërkohë ai rikonfirmoi kandidimin e tij për kryetar të Skenderajt.

“Unë kam vendosur që të kandidojë për kryetar të komunës dhe besoj që qytetarët do të më japin këtë mundësi, që vitin e ardhshëm ta presim bashkë Ditën e Çlirimit, me mua si kryetar”, ka thënë Lushtaku.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?