Sami Kurteshi me 1.5 milion euro i quan gazetarët “koka e krimit” pasi pyetet për biznesin e gruas

Anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, ka shpërthyer ndaj gazetares së Insajderit pasi kjo e fundit i bëri pyetje për një qortim që i pari e kishte bërë në deklaratën e Pasurisë ndaj Prokurorisë e Policisë së shtetit. Periskopi raportoi mbrëmë se në deklaratën e pasurisë për vitin 2021, Kurteshi që kishte pasuri prej […]
Periskopi raportoi mbrëmë se në deklaratën e pasurisë për vitin 2021, Kurteshi që kishte pasuri prej 1.5 milion eurosh, kishte bërë edhe një qortim për biznesin e gruas.
Në atë ankesë, Kurteshi thoshte se hajnat po i hyjnë atij biznesi dhe që nuk po ndërmerreshin hapat e duhur nga Policia e Prokuroria, duke spekuluar edhe për “marrje ryshfeti” për rastin, përcjell Periskopi.
“Sai përket NT Luxury ne pronësi të bashkëshortes, ajo edhe ashtu vepron me humbje edhe në ato vlera, ajo qe vidhet nga hajnat te cilět policia dhe prokuroria e Kosovês nuk i zbulon kurré, sepse me gjasë bashkēpunon dhe zhvatin inspektorët e ATK, me veprimet e tyre korruptive, të cilat nuk i kontrollon askush.”
I pyetur nga Insajderi se çka kishte thënë saktësisht, Kurteshi ka shpërthyer në akuza të rënda:
“Nuk po kuptoj ku kam fol, çka kam thënë… Unë nuk e di ajo është bërë moti, po ju pse po merreni me të. Ju ne vend se të merreni me vrasjet merreni me gjëra tjera. Ju jeni kriminela, kjo është poshtëruese. Ju gazetat protalet jeni koka e krimit… Ju kurrë mos më thirrni më, kurrë mos guxoni, jeni të poshtër”, i ka thënë Kurteshi Insajderit.












