Sami Kurteshi i VV-së në KQZ brenda një fjalie i bëri 17 sharje në postimin e fundit

Valdete Daka është shkarkuar nga pozita e kryetares së KQZ-së prej presidentes Vjosa Osmani-Sadriu. Daka ishte në shënjestër të partisë së Albin Kurtit, e në veçanti të përfaqësuesit të kësaj partie në KQZ, Sami Kurteshit. Kurteshi ende nuk ka reaguar për shkarkimin e Dakës por për opinionin janë të njohura përplasjet e tij të vazhdueshme […]
Kurteshi ende nuk ka reaguar për shkarkimin e Dakës por për opinionin janë të njohura përplasjet e tij të vazhdueshme me znj. Daka.
Në postimin e tij të fundit në Facebook, z. Kurteshi i bënte 17 sharje në drejtim të opozitës në një fjali të vetme.
“Opozitë e paditur, pa guxim, frikacake, bishtzënë, injorante, imbecile, smirëzezë, dashakeqëse, e pafuqi, llomotitëse, dyftyrëshe, gënjeshtare, e kriminalizuar, zhvatëse, tradhëtare, e shantazhuar, antikombëtare.” – shkruante ai.
Nuk dihet nëse Kurteshi do të jetë i propozuar që të bëhet kreu i KQZ-së pas largimit të znj. Daka.
Statusi i plotë:
OPOZITË e DËSHTUAR!
Opozitë e paditur, pa guxim, frikacake, bishtzënë, injorante, imbecile, smirëzezë, dashakeqëse, e pafuqi, llomotitëse, dyftyrëshe, gënjeshtare, e kriminalizuar, zhvatëse, tradhëtare, e shantazhuar, antikombëtare.
Se janë kêshtu dhe jo ndryshe, po edhe më të këqij se kaq, këtë e ka kuptuar dhe dëshmuar Populli më 14 Shkurt me votë.
Ky është rezultati dhe përshtypja nga fjalimet e „liderëve“ të saj në lidhje me dialogun që përfshihen nën PLAS!
Këta e kanë shitur hapur Kosovën në emër të dialogut, prandaj i frikësohen qëndrimit të Vetëvendosjes dhe Qeverisë në lidhje me dialogun!
Mori fund epoka e politikës pa dinjitet!
P.s. Opozitë edhe qyqare, edhe ikacake, edhe e neveritshme!
Nuk do ikni edhe shumë gjatë, sepse do t‘ju përzë populli nga aty me votë.












