Rufki Suma: S’po gjykohen kriminelët që kryen krime, por ata që e sollën lirinë

Rufki Suma: S’po gjykohen kriminelët që kryen krime, por ata që e sollën lirinë

Ish-komandanti Rufki Suma i cili nga viti 1998 deri në ditën e çlirimit të Kosovës ka qenë i vendosur në fshatin Pustenik, ku edhe ka vepruar njësiti i parë i UÇK-së, ku më pas ai njësit u zgjerua deri në themelimin e Brigadës 164 thotë se të gjitha aktivitetet luftarake i kanë kryer në këtë […]

Ish-komandanti Rufki Suma i cili nga viti 1998 deri në ditën e çlirimit të Kosovës ka qenë i vendosur në fshatin Pustenik, ku edhe ka vepruar njësiti i parë i UÇK-së, ku më pas ai njësit u zgjerua deri në themelimin e Brigadës 164 thotë se të gjitha aktivitetet luftarake i kanë kryer në këtë fshat.

Por, Suma thotë se përveç Pustenikut njësitet e UÇK-së kanë qenë të zgjeruara edhe në pjesën tjetër të lumit Lepenc dhe në rajonin e Dimncës ku përveç aktiviteteve luftarake, gjithmonë janë marrë edhe me trajtimin e qytetarëve të Kosovës të cilët i dëbonin me dhunë për në Maqedoni.

“Ne kemi qenë në mal, s’kemi pasur kontakte fizike në qytet sepse s’kemi dashur që të afrohemi afër kolonës së refugjatëve edhe pse kemi pasur provokime nga ushtria dhe policia serbe sidomos në rrugën kryesore Hani i Elezit – Kaçanik që vazhdimisht ka qenë e mbushur me refugjatë të cilët i mbanin edhe si peng dhe vazhdimisht ata na sulmonin neve. Duke dashur që ta mbrojmë popullatën asnjëherë nuk kemi lejuar që të gjuajmë sepse ishim të vetëdijshëm se ata mëzi prisnin që ne të gjuanim dhe ata të hakmerreshin në popullatë”, është shprehur Suma në Info Magazine në Klan Kosova.

Tutje, Suma i cili tash e mban pozitën e të parit të komunës së Hanit të Elezit thotë se gjatë luftës kanë pasur edhe kamerë ku kanë bërë incizime, por që në shumicën e rasteve kanë incizuar refugjatë që kalonin në atë pjesë.

“Kemi incizuar trenin që barte refugjatë, pra e kemi filmuar të gjithë atë dhunë që është bërë ndaj shqiptarëve, e kemi të filmuar ndërsa pikërisht për këtë arsye ne kemi bërë edhe padi sepse kemi pasur edhe dëshmi. Por, fatkeqësisht në vend që të gjykohen këta kriminel që e kanë shkaktuar këtë dhunë, po gjykohen ata që e kanë e bënë luftën dhe ata që e sollën lirinë”, ka thënë Suma.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?