Rrjedh komunikata: Liderët e G7 bëjnë thirrje për hetim të ri për origjinën e koronavirusit

Liderët e samitit të G7 do të bëjnë thirrje për një hetim të ri e transparent nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për origjinën e koronavirusit, sipas një draft-komunikate që rrjedhi në media. Kjo thirrje u iniciua nga administrata e Joe Biden dhe vjen pas vendimit të presidentit amerikan për të zgjeruar hetimin për origjinën e […]
Kjo thirrje u iniciua nga administrata e Joe Biden dhe vjen pas vendimit të presidentit amerikan për të zgjeruar hetimin për origjinën e pandemisë, me njërën agjenci inteligjente që anon kah teoria që virusi iku nga laboratori i Wuhanit.
Konsensusi i gjerë mes ekspertëve mbetet që shpjegimi më i mundshëm është se Covid-19 kërceu te njerëzit nga një kafshë në një event të natyrshëm, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.
Ekspertët e OBSh-së në një hetim të mëhershëm nga terreni konkluduan që “kishte shansa shumë të vogla” që pandemia të kishte filluar në laborator.
Sipas Bloomberg News, që pretendon se ka parë draft-komunikatën, G7-a do të zotohet të ofrojë 1 miliard doza shtesë të vaksinës kundër Covid-19 gjat vitit të ardhshëm për të shpejtuar mbrojtjen globale ndaj sëmundjes. /Periskopi