Rrezikuan jetën gjatë pandemisë COVID-19, MSH nuk ua vazhdon kontratat infermierëve të financuar nga Banka Botërore

Rrezikuan jetën gjatë pandemisë COVID-19, MSH nuk ua vazhdon kontratat infermierëve të financuar nga Banka Botërore

Rrezikuan edhe shëndetin e tyre duke trajtuar pacientët me COVID-19, por rreth 360 infermierë që ishin punësuar për nevoja klinikave të SHSKUK dhe QKMF, në trajtimin e pacientëve gjatë pandemisë COVID-19, nuk do t’iu vazhdohet kontrata nga Ministria e Shëndetësisë. Infermierët ishin financuar përmes një kredie të Bankës Botërore, si pjesë e projektit emergjent për […]

Infermierët ishin financuar përmes një kredie të Bankës Botërore, si pjesë e projektit emergjent për menaxhimin e pandemisë në Kosovë.

Infermierët ishin punësuar me kontrata për gjashtë muaj punë. E Ministria e Shëndetësisë (MSH) i ka njoftuar se këto kontrata nuk do të vazhdohen më.

Gazeta Shneta ka siguruar një njoftim të zyrtarit Agim Aliu i cili në emër të Sekretarit të MSH-së Naim Bardiqi, i ka njoftuar infermierët se kontratat e tyre nuk do të vazhdohen. Arsyetimi ka të bëj me mungesën e fondeve.

“…për shkak të mungesës së fondeve nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve, kontratat nuk mund të vazhdohen”, thuhet në këtë njoftim.

Infermierët që kanë qenë të punësuar përmes këtij projekti kanë reaguar përmes një letre të cilën ia kanë dërguar ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia dhe sekretarit Bardiqi.

Ata kanë kërkuar që kontratat e tyre të vazhdohen.

Sipas tyre nëse MSH ka pasur buxhet për 422 infermierë të punësuar në qendrat e vaksinimit, është dashur të sigurohet buxhet edhe për ta, ose të njëjtëve t’u vazhdohen kontratat, meqë kanë shërbyer në periudhën më të vështirë, duke rrezikuar edhe shëndetin e tyre .

“Ne si staf kërkojmë mirëkuptimin dhe shpresojmë ta rishikoni vendimin tuaj dhe një herë sepse ju në një kohë shumë të vështirë pandemie po i largoni nga puna 360 punëtorë shëndetësor që ju kanë dal përkrahje në ditët më të vështira në përballje me pandeminë globale Covid 19”, thuhet në letrën e infermierëve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?