Rrahman Jasharaj i çon në deti 452 mësimdhënës: Por, nuk është ashtu siç mendoni

Rrahman Jasharaj i çon në deti 452 mësimdhënës: Por, nuk është ashtu siç mendoni

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës e udhëhequr nga Rrahman Jasharaj ka bërë të ditur se kanë dërguar 452 anëtarë për bushime në bregdetin shqiptar. Nga SBASHK’u është thënë se pasi kanë analizuar mundësitë buxhetore  organet udhëheqëse të kësaj sindikate kanë ardhur në përfundim se këtë vit në këtë aktivitet do […]

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës e udhëhequr nga Rrahman Jasharaj ka bërë të ditur se kanë dërguar 452 anëtarë për bushime në bregdetin shqiptar.

Nga SBASHK’u është thënë se pasi kanë analizuar mundësitë buxhetore  organet udhëheqëse të kësaj sindikate kanë ardhur në përfundim se këtë vit në këtë aktivitet do të përfshijnë 452 pushues që janë përzgjedhur nga shoqatat sindikale arsimore e të kulturës dhe njësive akademike nga e tërë Kosova.

Sidoqoftë, në deti Rrahman Jasharaj nuk do të jetë vetëm pushues. Ai do të merret me aktivitete sindikale.

Njoftimi i plotë:

Duke vlerësuar lart angazhimin dhe përkushtimin  e punëtorëve arsimor  në këtë vit mësimor plot sfida e vështirësi të krijuara nga pandemia, SBASHK vazhdon me traditën e organizimit të pushimit në bregdetin shqiptar për një numër të konsideruar  të anëtarëve të vet nga e tërë Kosova.

Pasi kanë analizuar mundësitë buxhetore  organet udhëheqëse të SBASHK-ut  kanë ardhur në përfundim  se këtë vit në këtë aktivitet do të përfshihen 452  pushues që janë përzgjedhur nga shoqatat sindikale arsimore e të kulturës  dhe njësive akademike nga e tërë Kosova.

Këtë traditë e  ka nisur  të dielën e 20 qershorit  grupi i parë prej 78 pushuesve , e në të cilin janë përzgjedhur anëtarët e SBASHK-ut që kanë kryer obligimet në procesin mësimor, ndërsa më  27 qershor  do të shkojnë në pushimin e organizuar e të merituar 245 pushues të tjerë  nga komuna të ndryshme të Kosovës.  Ky aktivitet rekreativ do të vazhdojë më 4 korrik me grupin e fundit prej 129.

Përveç për pushim e rekreacion ky aktivitet do të shfrytëzohet edhe për aktivitete sindikale e organizim dhe për organizimin e tryezave të debatit lidhur me përgatitjen e Planit strategjik të angazhimit të SBASHK-ut  në vitet në vijim.

Duke e ditur se edhe Ministria e Arsimit dhe Drejtoritë Arsimore kanë respekt për punën e përkushtuar të punëtorëve të arsimit  do ta përgëzojnë  SBASHK-un për këtë aktivitet të qëlluar dhe nuk do të krijojnë ndonjë pengesë eventuale  ndaj të përzgjedhurve për këto pushime.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?