Rrahja dhe therja me thikë në oborrin e shkollës në Prishtinë, Policia ngrit tri kallëzime penale

Rrahja dhe therja me thikë në oborrin e shkollës në Prishtinë, Policia ngrit tri kallëzime penale

Ditë më parë janë publikuar disa pamje të  një rrahje brutale që ka ndodhur në oborrin e shkollës “Dardania” në Prishtinë. Aty shihet se një i mitur është grushtuar e shqelmuar nga disa nxënës, ndërsa i mituri që u sulmua po dyshohet për therje me thikë dhe është dërguar në paraburgim. Policia e Kosovës sot […]

Aty shihet se një i mitur është grushtuar e shqelmuar nga disa nxënës, ndërsa i mituri që u sulmua po dyshohet për therje me thikë dhe është dërguar në paraburgim.

Policia e Kosovës sot ka njoftuar se lidhur me këtë rast janë arrestuar dhe intervistuar 13 persona, prej tyre 5 persona me urdhër të prokurorit kujdestar janë dërguar në qendër të mbajtjes,  ndërsa prej tyre 4 personave nga ana e Gjyqtarit të procedurës paraprake i është caktuar masa e paraburgimit.

“Me datë 28.05.2021 rreth orës 13:30 është raportuar se nga disa persona të dyshuar është sulmuar viktima (A.H) duke i shkaktuar lëndime trupore dhe më pas të dyshuarit janë larguar menjëherë nga ai lokacion. Në të njëjtën datë rreth orës 14:20 viktima (A.H) ka shkuar në lagjen Ulpiana në Prishtinë dhe ka sulmuar – therur me thikë të dyshuarin (B.G.) duke i shkaktuar lëndime trupore.  Lidhur me këtë ngjarje nga njësitet kompetente të stacionit policor Jugu në Prishtinë janë ndërmarr veprime ligjore me që rast iniciuar tri raste penale: “Sulm-lëndim trupor,  Lëndim i rëndë trupor dhe Kanosje, specifikuar sipas kodit penal të RKS-së”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Gjatë procesit intensiv të hetimit të rasteve dhe masave të ndërmarra nga Policia e Kosovës deri në këtë fazë është arritur që: janë intervistuar disa persona në cilësi të dëshmitarit, si dhe janë ngritur tri (3) tri kallëzime penale nga ana e hetuesisë së stacionit policor Jugu në Prishtinë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?