Ridvan Berisha e Mentor Shala pijnë kafe bashkë, Zafir Berisha i quan të përndjekurit e regjimit

Ish-gazetari i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Ridvan Berisha, i ka dalë në mbrojtje ish-drejtorit të mediumit publik, Mentor Shalës, i cili së fundmi ka përdorë gjuhë joadekuate duke komentuar një deklaratë të deputetes Doarsa Kica-Xhelili. Në postimin e Berishës, ish-deputeti Zafir Berisha, ka komentuar duke i quajtur ata “të përndjekurit e regjimit”. Lidhur me […]
Lidhur me komentet e Shalës ka reaguar edhe Sindikata e RTK-së, që ka kërkuar shkarkimin e Shalës, si dhe Rrjeti i Grave të Kosovës. Por atë e ka mbështetur publikisht ish-gazetari i këtij mediumi, Ridvan Berisha, i cili ka thënë se e ka Shalën mik që 21 vjet.
“Kundershtare ne jete e karriere – miq qe 21 vjet ne liri. Bilanci eshte ky: Kenaquni e jetone jeten njerez, mos i humbni miqte per poste mandatore, vikend t’kandshem!”, ka shkruar Berisha, duke e publikuar një fotografi me Shalën.












